Mirëqenie

September 13, 2017 | 8:48

Shmangni gastritin duke menaxhuar stresin

Në botën që jetojmë, ndjenja e dhimbjes së zjarrtë në stomak tashmë është shumë e zakonshme. Gastriti mund të prezantohet me dhimbje djegëse në kraharor ose në barkë, dhimbje që qetësohet ose acarohet nga ushqimi.

1

Në disa raste mund të japë humbje të oreksit, të përziera ose të vjella si dhe çrregullime të jashtëqitjes me diarre ose konstipacion. Për të trajtuar këtë sëmundje, ju rekomandohet të hiqni nga lista të gjitha produktet ushqimore që nuk mund t’i toleroni.

Mos harroni po ashtu se kur stresoheni, ju do të ngadalësoni tretjen e ushqimit që konsumoni. Kur kjo ndodh ju mund të mbeteni me shumë aciditet në stomak. Duke pasur shumë aciditet në stomak ju jeni duke rritur shanset për të pasur refluks dhe kjo mund të shkaktojë ndjesi djegie në zonën e stomakut. /Panorama/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top