Lifestyle

December 6, 2017 | 11:22

A janë shqiptarët pijedashës? Ja çfarë thonë shifrat

Të konsideruar si shpenzime luksi, në 2016-n shqiptarët ulën lehtë shpenzimet për pije alkoolike. Gjatë 2016-s, shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin rreth 1.19% e totalit të shpenzimeve të njësive ekonomike në familjeve.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve 2016, grupi i mallrave shpenzime për pije alkoolike dhe duhan ishte 3.4%, ndërsa 62.6% e përbënin shpenzimet për duhan, pjesa tjetër për alkool. Ndërsa një vit më parë, shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin 1.28%, duke u ulur me 0.1 pikë për qind.

Nga të dhënat që ka publikuar Eurostat për shpenzimet e familjeve europiane për pije alkoolike, Shqipëria shpenzon më shumë krahasuar me vendet fqinje europiane si Italia dhe Greqia.

Shpenzimet për pije alkoolike zinin në Itali vetëm 0.9% të totalit të shpenzimeve dhe po aq zinin edhe në Greqi dhe Spanjë, vende të cilat janë prekur ndjeshëm nga kriza financiare.

Megjithatë sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët shpenzojnë më pak se serbët, ku shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin të ishin rreth 2% e totalit të shpenzimeve.

Familjet europiane shpenzuan afërsisht 130 miliardë euro për pije alkoolike Në 2016-n, shpenzimet për pijet alkoolike zinin 1.6% të shpenzimeve totale. Kjo përllogaritet përafërsisht 130 miliardë euro, ekuivalente me 0.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Europian apo rreth 250 euro/banorë të BE-së. Këtu nuk përllogariten pijet alkoolike të paguara në restorante dhe hotele.

Shpenzimet vjetore të familjeve për pije alkoolike janë përafërsisht ekuivalente me shpenzimet e tyre për produktet mjekësore, pajisjet dhe pak më të larta se ato të shpenzuara për mbrojtje sociale ose arsim në vitin 2016.

Vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve për pije alkoolike

Në vitin 2016, në të gjithë vendet anëtare të BE-së, shpenzimet e familjeve në tre vendet baltike ishin më të lartat: Estonia (5.6%), Letonia (4.8%) dhe Lituania (4.2%). Ata u pasuan nga Republika Çeke dhe Polonia (të dyja 3.6%), Hungaria dhe Finlanda (të dyja 2.9%).

Përqindja më e ulët e shpenzimeve të familjeve për pije alkoolike u regjistrua në Spanjë (0.8%) dhe Itali (0.9%), përpara Austrisë (1.3%), Portugalisë (1.4%) dhe Gjermanisë (1.5% ). Pjesa e shpenzimeve për alkoolin u rrit më së shumti në Qipro dhe në Republikën ÇekeMes viteve 2006 dhe 2016, përqindja e shpenzimeve për pije alkoolike ndaj totalit u rrit në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Në harkun kohor të dhjetë viteve u shënua rritja më e lartë në Qipro ku nga 1.6% në 2006, familjet shpenzuan 2% në 2016, me një rritje prej 0.4%. Gjithashtu edhe në Republikën Çeke pati një rritje me 0.4 pikë për qind, nga 3.2 në 3.6%./Monitor

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com