Lifestyle

December 6, 2017 | 11:17

Historiku i 6 dhjetorit, ditës kur ndizen dritat e pemës së Krishtlindjes

christmas-tree-animated-gif-30

 

Historiku i festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, njeh datën 6 dhjetor si momentin kur dekori ka përfunduar, spina vendoset në prizë dhe… boom …festat janë zyrtarisht të hapura. Nga e bardha tek jeshilja, duket se pema e Vitit të Ri është kthyer në një tendencë feste, por edhe mode.

Sipas sugjerimeve të disenjatorëve botërorë sa u takon zbukurimeve, këtë vit trend janë ngjyrat blu, lejla, argjend dhe ngjyrat e ftohta.

Vendosja e pemës se Krishtlindjes e ka zanafillën në shekullin 15 në Estoni, dhe më pas në Gjermaninë e Veriut në shekullin 16. Tradita është trashëguar deri në ditët e sotme. Zbukurimi nis më 5 dhjetor në mënyrë që data 6 ta gjejë gati me dritat ndezur. Ngritja e pemës së Krishtlindjeve paralajmëron ardhjen e festave të fundvitit .Ngjyra e kuqe simboli i festës, këtë vit vjen edhe në versionin e lejlasë apo vishnjës, me lartësi 1-8.5m për hapësira të mëdha. Globet me ngjyra nuk dalin lehtë nga moda e Krishtlindjeve, por duke se lulet po joshin më shumë shijet e klientëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top