FB

July 12, 2022 | 8:45

A jemi ne prindër që u përpoqëm t’i japim kuptim jetës, duke marrë përgjegjësinë për atë që jemi në mënyrë autentike, apo pasivisht vuajmë jetën, duke pretenduar se gjithçka është në rregull?

Është totalisht e kotë t’u japim fëmijëve urdhra, sugjerime, këshilla, imponime nëse mes nesh dhe atyre ka një marrëdhënie të sëmurë. Ata nuk do ta ndjekin kurrë atë që u themi, por do të bëjnë të kundërtën, sepse duan të tërheqin vëmendjen për problemin që ngrihet, që do të thotë marrëdhënia jonë, mbi keqkuptimet që ekzistojnë, duan të protestojnë për faktin se predikojmë të mirën, por sillemi keq, duan të na bëjnë të ditur qëndrimet e pahijshme që ne nuk i shohim, ndërsa kërkojmë prej tyre sjelljet perfekte.

Edhe me sjelljet e tyre të gabuara, të pakëndshme, të papërshtatshme, fëmijët na kërkojnë të jemi së brendshmi të vërtetë dhe të pastër, siç do të donin të ishin, sikur të ishim më koherent me veten mes asaj që manifestojmë dhe asaj që jemi në të vërtetë.

Marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve është një fatkeqësi e vërtetë, kur nuk kemi bërë një analizë të saktë të vetes, punës introspektive dhe shpirtërore për të verifikuar zemërimin e mundshëm të brendshëm, konfliktet, negativitetin që ata e gjejnë veten duke i menaxhuar. Po, sepse ata nuk i marrin fjalët që themi, është e vërtetë që nuk binden, por u shkojnë zgjedhjet tona të brendshme të urrejtjes, hakmarrjes, zhgënjimit, marrin të gjitha plagët që ende na lëndojnë dhe nga ku veprojmë, edhe pse nuk e vëmë re.

Për të ndryshuar marrëdhënien me fëmijët dhe për të krijuar një marrëdhënie të vërtetë solidariteti dhe bashkëpunimi, duhet të shqyrtojmë veten: a jemi prindër të qetë, të ekuilibruar? A jemi ne prindër që i kemi parë demonët dhe fantazmat tona në fytyrë? A jemi ne prindër që u përpoqëm t’i japim kuptim jetës, duke marrë përgjegjësinë për atë që jemi në mënyrë autentike, apo pasivisht vuajmë jetën, duke pretenduar se gjithçka është në rregull?

Ja, fëmijët nuk e durojnë këtë pretendim se gjithçka është në rregull, fëmijët ndjejnë vuajtjen, ironinë tonë të brendshme, zemërimin dhe jetesën tonë, gjë që na bën të kapemi me ta, ndërsa mesa duket marrim maskën e prindërve të lumtur…

Fëmijët nuk e durojnë dot hipokrizinë, kujdesin tonë më shumë për formën sesa substancën, kujdesin për pjesën e jashtme, ndërsa brenda është ferri. Fëmijët nuk durojnë dot të ndihen të përdorur nga ne, për të na bërë të ndihemi mirë, për të përfaqësuar atë që nuk e kemi realizuar, fëmijët nuk pranojnë të jenë valvula e shfryrjes e frikërave dhe mospërputhjeve tona.

Pra, kur t’i kuptojmë të gjitha këto, kur të shohim se sa mekanikë jemi me veten dhe me ta, ndoshta do të jemi në gjendje të fillojmë një dialog më të sinqertë dhe të krijojmë një marrëdhënie afeksioni të mirëfilltë.

Duhet të lartësohemi shpirtërisht dhe brendësish, përndryshe do të flasim dhe pretendojmë shumë, por do të korrim të keqen…

 

 

Përgatiti O.T / Burimi Dr.Lucia Goldoni, Metoda StudiAmo

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top