Mirëqenie

September 8, 2020 | 8:06

A keni shpesh dhimbje koke pa arsye? Mund të jetë faji i histaminës që gjendet në ushqimin që hani

Dhimbje koke? Ky armik i heshtur, por i fuqishëm, i cili sjell dhuratën për të na çmendur mund të shkaktohet nga stresi, punët e shumta, mendimet, një qafë joelastike. Këto janë rastet më të zakonshme, por, kini kujdes pasi shkaku i dhimbjes tuaj të kokës mund të fshihet edhe pas një diete të pasaktë. Dhe të mos flasim për tepricën për shkak të një dreke ose darke veçanërisht të rëndë, që pengoi tretjen e duhur. A keni shpesh dhimbje koke pa asnjë arsye? Mund të jetë faji i histaminës në ushqimet që merrni edhe çdo ditë.

Çfarë është histamina?

Napoleon Bonaparti, perandori i madh dhe i diskutueshëm francez thoshte: “Për ta mposhtur armikun tuaj, ju duhet ta njihni atë!”. Këtu ekspertët shpjegojnë se çfarë është histamina dhe pse mund të jetë kaq e dëmshme. Ajo është një element kimik që prodhohet nga trupi ynë, por gjithashtu futet nga jashtë, veçanërisht përmes ushqimeve. Mund të jetë sa i rëndësishëm për funksionet tona fiziologjike, aq edhe i dëmshëm nëse merret në sasi të tepërt. Ne mund ta përcaktojmë atë si një ndërlidhës që ka për detyrë të komunikojë kimikisht midis trurit, stomakut dhe organeve të brendshme, me misionin e mbajtjes larg të alergjive, inflamacionit dhe reagimeve të dëmshme. Prandaj lind pyetja: në cilat ushqime e gjejmë?

Ajo është kryesisht e pranishme në:

  • Djathëra
  • mish të përpunuar
  • peshk
  • patellxhanet dhe domatet
  • uthull dhe salcë soje
  • spinaq
  • verë të kuqe dhe pije me gaz.

Pra, nëse duam që histamina të mos rritet në trupin tonë, le të përpiqemi të mos e teprojmë me ushqime dhe pije nga lista e mësipërme.

Tregoni kujdes edhe ndaj simptomave të tjera

Dhimbja e kokës është simptoma më e zakonshme në rastin e histaminës së tepërt dhe përhapjes së pakontrolluar të baktereve. Por, simptoma të tjera të zakonshme janë: hunda e zënë, buzët e fryra, marrje mendsh, vështirësi në frymëmarrje, kruajtje dhe skuqje të lëkurës, të vjella dhe diarre, dhimbje stomaku. Për të mos u ndeshur me të gjitha këto situata të pakëndshme, edhe një herë këshilla jonë është të tregoni kujdes me ushqimet që konsumoni!

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top