FB

July 13, 2022 | 8:55

A mundet një prind me aftësi të kufizuara mendore të rrisë një fëmijë normal? (Bazuar mbi filmin “Unë jam Sam”?)

Sam Dawnson, një burrë me prapambetje mendore ka një vajzë, Lucy Diamond, të cilën e pati gjatë marrëdhënies së tij të shkurtër me një grua të pastrehë që i braktisi ata pas lindjes. Mirëpo, mirëqenia sociale dëshiron ta japë vajzën e vogël për birësim, pasi një punonjës social vendos që nuk është mirë që vajza të qëndrojë me të, pasi ajo do të rritet më e zgjuar, më e “përparuar” se babai i saj… Diçka e tillë, do të rrezikonte zhvillimin e saj… Kjo e detyron Sam-in të kërkojë një avokat të shquar dhe fillon një betejë ligjore për të fituar kujdestarinë e vajzës së tij.

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Pyetja e ngritur nga ky film është shumë e rëndësishme:

A mundet një prind me aftësi të kufizuara mendore të rrisë një fëmijë normal? Si mund të bindet një gjykatë se një person me inteligjencën e një 7-vjeçari ka “forcën” për të qenë një baba i duhur?

Dilema morale e asaj se kush është ajo gjë që në fund të fundit ju bën një prind të mirë. E drejta dhe e gabuara ndahen nga një vijë shumë e hollë dhe ne si shikues jemi të ftuar të vendosim (na kërkohet) të vendosim se në cilën anë të kthehemi. Siç e shohim në film, Sam nuk mund t’i ofrojë “shumë” Lucy të vogël, përveç dashurisë së tij të pavdekshme dhe të thellë. Fatkeqësisht, ne jetojmë në një shoqëri ku njerëzit “specialë” tronditen, tmerrohen dhe shtyhen të lënë mënjanë.

E megjithatë, Sam, mund ta “përqafojë” fëmijën e tij me ngrohtësinë e shpirtit të tij. Shikimi i këtij filmi ju bën të rishikoni arsyet tuaja për të qenë dhe të kuptoni se cili është kuptimi i vërtetë i jetës. Mund t’ju ndihmojë të vlerësoni edhe gjërat më të thjeshta që shumica prej nesh i marrin si të mirëqena në jetën tonë të përditshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top