Aktualitet

July 13, 2022 | 8:59

Rikthehet i nxehti ekstrem: Europa dhe Ballkani të përgatiten për temperaturat përvëluese

Ditët e freskëta thuajse mbaruan dhe pjesa e tjetër e korrikut do të jetë gati gati “përvëluese”. Temperaturat e larta po rikthehen në disa pjesë të Europës dhe Ballkanit.

Kulmi i temperaturave në Francë, Portugali, Spanjë, etj pritet të enjten. Madje autoritetet franceze po mendojnë të anulojnë spektaklin tradicional me fishekzjarrë të ditës së pavarësisë nga frika se kjo mund të shtojë rrezikun e zjarreve.

Valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta, më intensive e më të zgjatura, dhe kjo, për shkak të ndryshimeve klimatike. Temperaturat në pjesë të Mesdheut qendror dhe lindor do të rriten gjithashtu në rreth 10 gradë Celsius mbi normalen, duke tejkaluar nivelin e 40 gradë Celsius në të gjithë Italinë, e madje dhe në Ballkan.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.bbc.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top