FB

January 20, 2022 | 8:20

A shkakton komplikacione vaksina anti-Covid te gratë shtatzëna? EMA rishikion studimet, ja rekomandimi që jep

Vaksinat kundër COVID-19 të bëra duke përdorur teknologjinë ARN-i nuk shkaktojnë komplikacione tek nënat shtatzënë dhe foshnjat e tyre, bëri me dije këtë të martë rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian, pas një rishikimi të detajuar të disa studimeve.

grate shtatzwna

Rishikimi i studimeve që përfshinin rreth 65,000 gra shtatzëna nuk gjeti ndonjë shenjë rreziku për abort, lindje të parakohshme ose efekte anësore të rënda tek foshnjat e palindura. Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech, si dhe Moderna,  janë ato kompani që aktualisht furnizojnë vaksina të tilla në Bashkimin Evropian.

EMA tha se rezultatet ishin të qëndrueshme në të gjitha studimet.

“Përfitimet e marrjes së vaksinave të COVID-19 gjatë shtatzanisë tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm për nënat në pritje dhe foshnjat e palindura,” tha agjencia . 

Rishikimi nga një ekip i brendshëm zbuloi gjithashtu se injeksionet me COVID-19 janë po aq efektive në uljen e rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjes tek gratë shtatzëna sa tek gratë jo shtatzëna.

Disa vende të Bashkimit Evropian kanë miratuar tashmë përdorimin e vaksinave të COVID-19 tek nënat shtatzëna dhe mbështetja e EMA-s për injeksionet mund të çojë në shtimin e vendeve që e aplikojnë atë.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top