Dhuna verbale / psikologjike
“Gjuha kocka s’ka, por kocka bluan”. Fjalët mund të bëhen të rënda dhe të dëmshme.
Xhelozi
Gruaja humbet privatësinë e saj, është vazhdimisht nën vëzhgimin e partnerit, ndërsa keqkuptimet mund të lindin lehtë dhe situata të dalë jashtë kontrollit. Për shkak të xhelozisë, abuzimi mund të marrë formën verbale / psikologjike dhe, në shumë raste, fizike.
Tmerr
Frika është një formë abuzimi. Në fund të fundit, kjo frikë i bën shumë gra të heshtin dhe të mbeten në një marrëdhënie toksike.
Abuzimi seksual
Çdo veprim i një natyre seksuale, pavarësisht nga vullneti i gruas, është abuzim. Në fakt, gjërat bëhen të ndërlikuara kur abuzimi seksual ndodh brenda një martese. Gruaja, kur ka fëmijë, është e heshtur ndërsa përpiqet të justifikojë burrin e saj.
Izolim
Abuzuesi dëshiron të ketë kontroll të plotë mbi viktimën, të dominojë atë, të ketë ekskluzivitet. Dhe mënyra për ta arritur këtë është izolimi i viktimës nga bota e jashtme.
Dhuna ekonomike
Në këtë rast, abuzuesi kërkon dhe ka nën kontroll të plotë gruan ekonomikisht.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.