Lifestyle

May 9, 2018 | 11:33

Padyshim zëri më befasues, Gent Bushpepa me “Mall” na çon në finalen e Eurosong (VIDEO)

Eugent Bushpepa ka ndezur skenën e Festivalit Evropian në Lisbonë me këngën “Mall”. Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, i cili performoi i treti në radhë, dhuroi një interpretim mbresëlënës.

Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli, dhe vokalistet Erinda Agolli dhe Greta Radovani.

I konsideruar si një nga zërat më të bukur të këtij edicioni, Eugent Bushpepa futi Shqipërinë në natën finale të Festivalit Europian. Me një performancë, si të kishte vite që këndonte në skena kaq të mëdha, Bushpepa përfaqësoi mbrëmë denjësisht Shqipërinë.

Një krijim me tekst dhe muzikë nga vetë ai. Ashtu si edhe pritej e ishte parashikuar nga kritika e mediat e atashuara pranë “Eurosong”-ut, Eugent Bushpepa arriti të hyjë në finale, duke shpëlarë disi shijen e hidhur që na kanë lënë përfaqësimet e fundit.

Në finale gjithashtu ka kaluar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni Fureira, e cila përfaqëson Qipron në këtë “Eurovision”.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda, dhe Qipro.

Në gjysmëfinalen e dytë do të interpretojë edhe shqiptari i tretë i këtij “Eurosong”-u, Ermal Meta që do të përfaqësojë Italinë me “Non mi avete fatto niente”.

https://www.youtube.com/watch?v=VbNFep0qyck

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top