Këshilla & Arsye

July 18, 2018 | 14:56

Aftësitë jetësore që çdo fëmije duhet t’ia mësoni

Fëmijët do të mësojnë shumë gjëra gjatë jetës së tyre, por janë disa aftësi që do u duhen dhe që prindërit është mirë t’ua mësojnë që në moshë të vogël. Për të inkurajuar fëmijët që të mësojnë, të jenë aktivë dhe të zhvillojnë këto aftësi jetësore të rëndësishme, kemi renditur disa këshilla për prindërit.

Ndjenjë e fortë vetëvlerësimi

Ne të gjithë duhet të besojmë te vetja. Në një shoqëri të mbushur  me krahasime të vazhdueshme, është e rëndësishme që të inkurajohen fëmijët të përqendrohen pozitivisht në aftësitë e tyre.

Të mbijetojnë pa stimuj të vazhdueshëm

Fëmijët duhet të mësojnë si të jenë të mërzitur. Është një mësim me të vërtetë i dobishëm për të gjithë ato orë që do të kalojnë duke pritur në aeroporte / trena / spitale / parukeri. Nuk duhet të dimë vetëm të gjejmë argëtim tek telefoni.

Rëndësia e të drejtës dhe të gabuarës

U mësoni se si sjelljet dhe veprimet tuaja ndikojnë te të tjerët. Edukojini të kuptojnë barazinë dhe përfshirjen, mësojini atyre se çfarë është diskriminimi dhe ç’do të thotë të të përjashtojnë. Kjo do t’i ndihmojë ata të krijojnë pikëpamje për drejtësinë.

Si të shijojnë diçka të shijshme

Gatimi është absolutisht aftësia jetësore më e dobishme, mjafton të dish bazat dhe mund të improvizosh dhe të eksperimentosh shumë. Nëse mund të përgatitni ushqime të shpejta, ekonomike dhe të shëndetshme, ju mund të ushqeni veten dhe familjen tuaj me pak para, nëse do të jetë e nevojshme.

Të punojnë si pjesë e një ekipi

Puna në grup ka të bëjë me bashkëpunimin, aftësinë për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të qenë sa më të efektshëm në atë që bëni. Është aftësi që do t’ju duhet shumë fëmijëve kur të rriten.

Ndjenjë ambicieje

Vendosja e qëllimeve është një aftësi e paçmueshme për t’u zhvilluar që në moshë e re. Le të themi se fëmija juaj ankohet se nuk mund të ngasë biçikletën pa rrotat mbështetëse. Mësojeni fëmijën t’i vendosë qëllim vetes ta tejkalojë këtë frikë. Hapi i radhës është vendosja e një afati duke e bërë fëmijën të punojë për të arritur qëllimin brenda afatit.

Përgjegjësia personale

Të mësosh se veprimet kanë pasoja dhe t’i duhet të marrësh përgjegjësinë për këto veprime.

Elasticiteti

Elasticiteti dhe si të përballojnë dështimin është shumë i rëndësishëm. Nëse nuk i lejoni fëmijët të dështojnë, ju po i dëmtoni ata. Fëmijët duhet të inkurajohen për të provuar shumë mënyra për të arritur qëllimet.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top