Mirëqenie

July 26, 2018 | 9:24

Ushqimet që hidratojnë lëkurën

Gjatë stinës së verës, rritet rreziku që lëkura të dehidratohet, të humbë elasticitetin e të thahet. Ekspozimi në diell dhe pa mbrojtjen e duhur është një nga shkaqet që na shfaqet kjo dukuri.

Kur temperaturat janë tepër të larta, të pimë ujë nuk mjafton për t’u dehidratuar, por gjithashtu duhet ta ushqejmë organizmin me ushqime të pasura me ujë. Ndiqni këto këshilla:

Fokusohuni tek frutat

Konsumoni fruta sepse janë mjaft të dobishme, sidomos në verë e furnizojnë trupin dhe lëkurën me lëngjet për të cilat kemi nevojë më shumë. Molla është e përbërë kryesisht nga uji dhe është e pasur me fibra dhe antioksidantë. Shalqiri është ideal që të keni një lëkurë të hidratuar si dhe kivi, është burim i pasur i vitaminës C. Agrume kundër plakjes, frutat e thata si arrat, fistikët dhe bajamet, të cilat përmbajnë vitaminë E dhe Omega 3. Gjithashtu konsumoni edhe pjepër.

Konsumoni sa më shumë perime

Për të shuar dehidratimin e lëkurës duhet të hani shumë perime. Kastraveci e kryen këtë detyrë shumë mirë pasi përmban 96% ujë, ka pak kalori dhe është i pasur me vitaminë C, kalium dhe fibra. Spinaqi është një hidratues dhe pastrues i mirë i lëkurës. Shumë të mira janë kopra dhe kungulli, të cilat përmbajnë shumë ujë dhe fibra.

Vitamina B dhe Omega 3

Vitamina B, së bashku me C dhe E, është një  hidratues natyral dhe fantastik i lëkurës dhe mund ta gjeni lehtësisht. Nuk duhet të nënvlerësojnë veprimin Omega 3 që përmban peshku salmon. Aleatët e lëkurës të domosdoshme për mirëqenien e saj janë edhe kripërat minerale, të tilla si natriumi dhe hekuri.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top