FB

May 19, 2023 | 9:26

AIDEN DENTAL / Për dhëmbë të shëndetshëm dhe estetikisht të bukur!

“Të lumshin duart”, nuk është një urim që vjen befas apo rastësisht, dhe jo kushdo e arrin nëse ke dhënë një shërbim të kërkuar. Është më shumë se kaq. Është merita për punën e bërë. Dhe në ditët e sotme merr edhe më shumë vlerë. 10 vjet nga hapja e klinikës dentare “Aiden”, emër që e gëzon dhe fryti i tyre i dashurisë, djali i çiftit të mjekëve Elvana dhe Fation, “të lumshin duart” dhe urime të tjera janë bërë shprehi që për çiftin e doktorëve është shndërruar në një burim pacientësh të shëndetshëm sa i takon kujdesit oral.

 

 

 

 

Në klinikën “Aiden Dental” mund të kryeni të gjitha shërbimet për të cilat ka nevojë një pacient. Nga kirurgjia orale (implante dentare), estetikë dentare (zbardhim profesional, faseta e-max, kurora e-max, zirkon) – aparate ortodontike dhe aparate transparente invisalign, si dhe të gjitha shërbimet bazë në fushën e stomatologjisë. Dr.Fationi dhe Dr.Elvana prej dhjetë vitesh kanë ndërtuar modelin e duhur të një klinike dentare, ku përveç ofrimit të të gjitha shërbimeve, përcjellin shumë dashuri. Dhe, përveç kësaj, konkurrenca në dentistri bën bashkë cilësinë me çmimet e favorshme. Jo rastësisht shumë pacientë mbesin të kënaqur.

 

 

 

DR.FATION TOPOLLAJ – Një stomatolog i suksesshëm dhe profesional është ai i cili, në radhë të parë, e ka pasion dhe përkushtim punën që bën, duke e mbështetur atë vazhdimisht me zhvillimet më të reja bashkëkohore, duke ndjekur trajtime dhe konferenca të ndryshme në fushën e stomatologjisë. Kjo ka bërë që Dr. Fationi të sjellë inovacion në klinikën e tij, duke i rikthyer buzëqeshjen e munguar pacientëve, me anë të punimeve estetike me kurora e-max dhe zirkon, trendi i kohërave për një buzëqeshje perfekte. Këto punime kryhen edhe falë bashkëpunimit me një nga laboratorët më të suksesshëm në vend, siç është DDC.Albania. Dr. Fationi gjithashtu kryen vendosen e implanteve dentare, pa dhimbje, për 20 minuta, të cilat janë metoda më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve të munguar si dhe në rastet e komplikuara kur ka mungesë kockore ose ka nevojë për ngritjen e sinuseve (sinus-lift). Doktori i zgjidh të gjitha rastet duke bashkëpunuar me kirurgët maxilofacial

 

 

DR.ELVANA PAÇUKU – Nëse bëni punën që dashuroni, nuk do të keni nevojë të punoni asnjë ditë në jetën tuaj! Ky është parimi bazë i dr. Elvanës, e cila jo vetëm e bën punën me dashuri, por zgjodhi edhe specializimin e ortodoncisë, pikërisht për t’u marrë me dashuritë e vogla që rriten e që duan dhëmbë të bukur e të shëndetshëm. Çdo rast në ortodonci është i veçantë. Trajtimi ortodontik kryhet nëpërmjet aparateve, të cilët mund të jenë të lëvizshëm, funksionale apo fikse. Ka lloje të aparateve që mund të përdoren nga mosha 8 vjeç, kur edhe duhet të bëhet konsulta e parë ortodontike. Nga mosha 8 deri në 12 vjeç fëmijëve mund t’u vendosen ekspansorë ose aparate funksionale. Aparatet fikse ndihmojnë në drejtimin e dhëmbëve duke përmirësuar estetikën dhe funksionin. Ato mund të vendosen që në momentin kur fëmija ka përfunduar denticionin permanent si edhe në adultë. Kohët e fundit po aplikojmë shumë metodën e drejtimit të dhëmbëve me maskerina transparente invisaline, të cilat janë shumë komode për pacientin, prandaj edhe janë më të pëlqyerat. Dhjetë vite eksperiencë janë një themel i fortë për t’u ndier i sigurt dhe për të krijuar me duar buzëqeshjen e mrekullueshme që të gjithë e dëshirojnë.

 

ADRESA: Rruga “Ali Shefqeti”, pranë Tv News24 | [email protected] | +355 (0) 69 376 9979 Aiden dental | aiden.dental

Botuar tek “Revista Psikologjia”, Nr.179, muaji Maj

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top