“Ne nuk mund të ngjitemi në skenë, por mund të sjellim “skenën” pranë jush, të dashur miq”. Ka qenë ky prezantimi që prej ditësh aktorët e Teatrit Kombëtar paralajmëruan për të qenë pranë publikut në këto ditë vetëizolimi.
Sonte në orën 19:00 nis nata e parë e shfaqjes më të re online, e cila do të jetë një performancë e gërshetuar midis zhanreve të ndryshme artistike. Në njoftimin e Teatrit Kombëtar, trupa e Teatrit do të performojë shfaqjet e saj duke mbërritur te publiku në kohë reale përmes rrjeteve të saj sociale. Aktorët do të interpretojnë një program të gjerë ku do të përfshihen poezi dhe proza; duke sjellë vepra të autorëve më të njohur shqiptarë dhe të huaj; duke sjellë intervista me aktorët dhe duke u njohur me përvojat e tyre.
“Të tregojmë se jeta vazhdon, teatri vazhdon dhe ‘shfaqja duhet të vazhdojë’.
Teatri Kombëtar do të jetë Live Streaming në Facebook
Nata e parë në program do të ketë:
Poezi dhe prozë nga Ismail Kadare
▪︎Mall për Shqipërinë
▪︎Kinema e vjetër
▪︎Kitaristi
▪︎Portret i Lasgush Poradecit
▪︎Kristal
▪︎Në leksion
⭐Me aktorët: Indrit Çobani, Elia Zaharia Zogu dhe Genti Deçka
Nata e dytë, 10 Prill, Ora 19:00
Poezi dhe prozë nga Dritëro Agolli
▪︎Turkesha
▪︎Pulëbardha
▪︎Guri dhe pellgu
▪︎Kali dhe gomari
▪︎Fragment nga “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
▪︎Poçari
▪︎Në vendin tim e në vendin tënd
▪︎Mundja e Lekë Dukagjinit
⭐Me aktorët: Dritan Boriçi, Luli Bitri dhe Arben Derhemi
Nata e tretë, 11 Prill, Ora 19:00
Poezi dhe prozë nga autorë italianë
▪︎Poezi nga Cesare Pavese
▪︎Tregim nga Dino Buzzati
⭐Me aktorët: Ina Gjonçi, Anila Bisha dhe Donald Shehu
Nata e katërt, 12 Prill, Ora 19:00
“Anatomia e një aktori”
Intervistë me Olta Dakun
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.