FB

October 26, 2021 | 8:47

Albatrop, stili që nuk del kurrë nga moda!

Mund të cilësohen pa frikë kryevepra arti. Produkte të njehsuara nga një material sa solid, po aq unik në llojin e vet. Karakteristikë jo thjesht për qëndrueshmërinë, por mbi të gjitha për klasicitetin që përfaqëson stili prej mijëvjeçarësh. Hekuri në aktivitetin njerëzor, falë përdorimit të aftësive, zgjuarsisë dhe talentit, duke përdorur procese prodhuese dhe inovative, ka arritur të krijojë vepra me vlera të konsiderueshme estetike.

Duke u mbështetur dhe në rrjedhën e traditave gjatë jetës, Shpend Madani e konkretizoi këtë gjini, duke ngritur një sipërmarrje që do të përmbushte kërkesat që dëshironte tregu. Sot, pas 23 vitesh, Albatrop është një zë i rëndësishëm i veprimtarisë që përfaqëson, me në fokus punimet artizanale me material hekuri. Një investim profesional sa i takon dizajnit, teknologjisë dhe konkretizimit të një aktiviteti të arrirë. Puna është ajo që flet dhe shpërfaq gjendjen, emocionet, gjallërinë, energjinë, pasionin dhe artin në të bërit të gjërave shumë mirë.

Kjo është kryefjalë e këtij rrugëtimi për Shpendin, i cili na thotë se për të arritur këtu ku është sot, i është dashur të kapërcejë barriera jo thjesht fizike, por edhe konceptuale në të realizuarit të dhjetëra, qindra e mijëra punimeve artistike prej hekuri. Albatrop është investimi që funksionon më së miri në raportin stil, qëndrueshmëri dhe teknologji inovative. Stil që nuk del kurrë nga moda, sepse kur flasim për hekurin nënkuptojmë një nga materialet më jetëgjatë në afat shërbimi dhe përdorimi.

Ndjekës të kësaj gjinie janë pjesa elite, që sipas të zotit të Albatrop, Shpendi Madani, e shijojnë artin. Sot, thotë ai, ndërtimet e reja mbështeten në stilin klasik, që janë resortet, lokalet dhe të gjitha vilat. Kërkesat janë gjithë e duke u zgjeruar, duke sjellë të realizuara koncepte të përmasave nga miniaturë deri në disa metra. Më e fundit është shqiponja me përmasa 4 metra, vendosur në një faqe mali, kërkesë e shqiptarëve të Kosovës.

Albatrop, stili klasik i arredimit

Kompania “Albatrop Construction & Design sh.p.k” merret me ndërtimin e strukturave metalike të objekteve industriale, civile si: fabrika, kapanone, magazina etj., dyer të blinduara, si dhe me prodhime të linjës “Ferro Battuto” (punime artizanale), interiere, esteriere dhe struktura dekorative me dizajne të përzgjedhura nga profesionistë. Prodhime që nga tavolina, karrige, komplete kolltuqesh, ndriçues metalikë, krevatë, komodina, pasqyra me kredensë, kangjella artistike, etj. Gjithçka në stilin klasik të arredimit. Intimitet dhe ngrohtësi! Kombinime të hekurit me drurin, xhamin, mermerin etj. Ambientet e prodhimit ndodhen në Tiranë dhe shtrihen në një hapësirë prej 1200 m2. E gjithë puna udhëhiqet nga një staf inxhiniero-teknik me përvojë.

 

Punime Hekuri

Aksesorë Tualeti

Aksesorë Interieri

Punime me Plazma

Aksesorë Kuzhine

Aksesorë për Kopshte

Aksesorë për oxhak

Autogrillë

Doreza

Etazher

Gazebo

Grafik me Hekur

Kangjella

Kapanone

Karrige

Komodina

Konstruksione Metalike

Kredenca

Korniza Perdesh

Kosh Mbeturinash

Krevate

Magazina

Mbajtëse lulesh, qirinjsh

Mbajtëse Shishesh

Ndriçues

Pasqyra

Poltrone

Porta

Pouf

Stola

Tavolina

Varëse rrobash

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top