FB

November 22, 2021 | 8:15

Altruizëm i rremë, kur narcisi na bën të besojmë se ata po veprojnë në të mirën tonë

Njerëzit narcisistë ndjejnë nevojën për të ndihmuar të tjerët me këshilla, ndihmë financiare dhe gjeste të bujshme, vetëm për t’u ndjerë të vlerësuar. Ky është altruizëm i rremë.

Për t’u ndjerë mirë, narcisi shpërndan perla urtësie dhe mësime vetëm për arsyen e thjeshtë të të qenit në një piedestal. Altruizmi i rremë është një formë hipokrizie shumë e dëmshme dhe e përhapur. Ai skllavëron këdo që bie në këtë kurth. Ata që bëjnë favore vetëm sa rrisin mirëqenien e tyre. Për t’u ndjerë mirë, narcisisti duhet të tregojë disponueshmërinë e tij dhe ata që bien në grackën e tij besojnë se njerëzit altruistë mund të ekzistojnë ende në jetë.

Fatkeqësisht, në kohët që jetojmë ndodh shpesh të takosh njerëz të tillë që tregojnë mirësi, kujdes dhe interesim, por nuk janë sjellje autentike. Altruizmi në dukje i pastër dhe i painteresuar fsheh pretendimin për të marrë diçka në këmbim.

Kjo ndodh në familje, mes miqsh, por edhe në vendin e punës, kur punëdhënësi është i disponueshëm dhe jashtëzakonisht i sjellshëm vetëm për të marrë maksimumin. Megjithatë, nëse papritur ndodh diçka si kërkesa për rritje rroge, altruizmi zhduket. Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj atyre që tregohen jashtëzakonisht bujarë dhe të dobishëm. Herët a vonë ai do të kërkojë nga ne diçka që ne nuk mund t’ia japim dhe atëherë gjërat do të ndryshojnë totalisht.

Një shoqëri narcisiste

Altruizmi i rremë i ushqyer nga narcisizmi praktikohet shpesh në shoqërinë e sotme. Në rrjetet sociale, dëshira për ekzibicionim shtohet duke treguar talentet e dikujt. Ata që kryejnë aksione humanitare e thonë me zë të lartë dhe e bëjnë këtë me synimin për të treguar një imazh të idealizuar për veten. Bota do të ishte më e mirë nëse të gjithë do të ofronin ndihmën e tyre pa pritur asgjë në këmbim.

 

 

Burimi / https://www.nonsolodonna.net/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top