FB

June 10, 2026 | 17:30

Anika Taçi: 20 vjet “NOBEL”, shkolla që rrit nobelistë të vërtetë

 

Nga Orjona TRESA / Foto Redi KANINA

 

Një fillesë e mbështetur mbi idealin, mbi dashurinë për dijen dhe mbi besimin tek edukimi është forma më fisnike e ndërtimit të së ardhmes. Ky është misioni që bëri bashkë dijet e një udhëtari fanatik arsimdashës dhe vajzës së tij që kthehej nga studimet me një formim të çmuar perëndimor. Nga ky bashkim lindi shkolla e ciklit 12-vjeçar “Nobel”, një filozofi edukimi për të rritur jo vetëm nxënës të mirë, por mbi të gjitha, njerëz të mirë, “nobelistë” në shpirt.

anika

Anika Taçi, Drejtore Ekzekutive shkolla jopublike “NOBEL”

 

“Nobel” nisi rrugëtimin e saj si një trashëgimi e bukur mendimi dhe përkushtimi. Për Anika Taçi, bashkëthemeluese dhe administratore e shkollës, emri “Nobel” nuk erdhi rastësisht. Ai mbart peshën e një ideali të madh njerëzor, kërkimin e dijes, meritokracinë, qytetarinë dhe guximin për të lënë gjurmë në jetë. Në këtë emër u përmblodh ëndrra e një familjeje që besoi se shkolla duhet të jetë më shumë se një institucion mësimor, një shtëpi e madhe ku formohen karaktere, ku mbillet vetëbesimi dhe ku secili fëmijë mëson të zbulojë potencialin e tij. Sot, pas gati dy dekadash, “Nobel” është kthyer në një histori krenarie. Në korridoret e saj kanë kaluar qindra fëmijë që sot janë mjekë, inxhinierë, arkitektë, artistë e profesionistë të suksesshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë. Por mbi të gjitha, janë njerëz që rikthehen ende tek shkolla e tyre me të njëjtën ngrohtësi me të cilën rikthehesh në shtëpi. Në këtë intervistë, Anika Taçi rrëfen historinë e një vizioni që u ndërtua me durim, me shpirt familjeje dhe me bindjen se arsimi është investimi më i bukur që mund t’i bëhet njeriut.

Ky prezantim vjen edhe si një mundësi për të gjithë prindërit që sot kanë dilema se ku duhet ta regjistrojnë fëmijën e tyre në klasën e parë, apo për ata që kërkojnë një shkollë ku edukimi nuk matet vetëm me rezultate, por edhe me mënyrën se si formohet karakteri i fëmijës. “Nobel” ka tarifat më konkurruese në treg, në mënyrë që dhe familjet që kanë një ekonomi modeste të mund të arrijnë t’i ofrojnë fëmijës së tyre një mundësi më shumë. Regjistrimet janë të hapura dhe mbyllen me plotësimin e kapaciteteve dhe paraleleve. Prindërit mund të kontaktojnë sekretarinë e shkollës për të rezervuar një takim apo vizitë, ku mund të njihen më nga afër me filozofinë, ambientet dhe mundësitë që ofron shkolla “Nobel”.

Përtej vitit shkollor, shkolla e ciklit 12-vjeçar “Nobel” vijon të jetë një ambient i gjallë dhe plot energji edhe gjatë verës. Çdo vit shkolla hap dyert për fëmijët e grupmoshave 6-15 vjeç me kampin veror, i cili përfshin aktivitete argëtuese, krijuese, edukative dhe socializuese. Mes lojërave, sportit, aktiviteteve artistike dhe punës në grup, fëmijët kalojnë një verë ndryshe, të mbushur me kujtime dhe miqësi që u mbeten gjatë në mendje. Mësuesit e shkollës janë të gjithë të angazhuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kampit, i cili nis menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor dhe vazhdon deri në fund të muajit korrik. Kampi veror është i hapur për të gjithë fëmijët, pavarësisht institucionit arsimor ku studiojnë, duke e kthyer “Nobel”-in në një hapësirë mikpritëse dhe aktive për komunitetin.

red07616

HISTORIA DHE SUKSESI AKADEMIK

 

Fillimisht faleminderit që iu përgjigjët ftesës sonë. Kënaqësi të njohim historikun dhe suksesin e një shkolle 12-vjeçare që operon në vendin tonë prej gati 2 dekadash. Si nisi historia e Shkollës Jopublike “Nobel”, si erdhi zgjedhja e këtij emri të madh?

Fillimisht ju falenderoj për këtë intervistë, pasi shumë na njohin por do ishte e mira që puna jonë të njihet dhe nga ata prindër të rinj që janë përpara një vendimi delikat, atë të zgjedhjes së vendit ku do të fillojë për herë të parë studimet fëmija i tyre. Për këtë arsye nuk do të doja kurrsesi që kjo intervistë të tingëllonte si një autopromovim por informim real, që në fakt më shumë se unë duhet ta japë stafi pedagogjik, komuniteti i prindërve dhe natyrisht ai i nxënësve.

Hapja e shkollës “Nobel” ka qenë iniciativë dhe dëshirë e njerëzve arsimdashës, kryesisht e familjes, ku në fillim im atë dhe më pas unë, themeluam dhe rritëm një shkollë, një shtëpi, një familje të madhe, me shpresën dhe dëshirën që nesër të nxirrnim nobelistë të vërtetë. Jo thjeshtë fitues të çmimit të madh, por të ishin Nobelistë në shpirt dhe në përqasjen e suksesshme ndaj jetës së tyre. Të rrisnim njerëz të vërtetë me vlera njerëzore dhe intelektuale. U bashkua kështu pjekuria dhe suksesi i një njeriu/babai që gjithë jetën ka drejtuar me sukses institucione të rëndësishme, dhe formimi perëndimor i imi falë studimeve dhe jetesës jashtë vendit. Nga një familje e vogël krijuam një më të madhe, e cila sot numëron qindra burra e gra të suksesshëm brenda dhe jashtë vendit.

 

Keni nxjerrë breza fëmijësh që sot mund të jenë inxhinierë, mjekë, arkitektë, artistë… sa krenare ndiheni për këto arritje dhe, a rikthehen këta ish-nxënës për të qenë referues të përvojës së tyre?

Patjetër që jemi në kontakt me ta. Dhe sikur mos të donim, sa herë gjenden në Shqipëri, janë vetë ata që vijnë e na takojnë. Kënaqësia më e madhe, pas arritjeve, është momenti kur na japin të drejtë dhe kuptojnë veç sot se gjithçka u thonim, çdo përpjekje, stimulim dhe shtysë e bënim për të mos humbur fokusin, dhe të arrinin aty ku janë sot. Si çdo fëmijë që kthehet në familje, këta djem e vajza kthehen në gjirin tonë për të rimarrë dhe një herë atë dozën e dashurisë, ngrohtësisë dhe mbështetjes për t’u karikuar më shumë, që të ndriçojnë aty ku meritokracia por dhe sakrifica janë mburojë e suksesit.

red07617

Sa për qind e maturantëve tuaj janë pjesë e suksesit tuaj edhe me studimet jashtë vendit?

Duhet kuptuar që sistemi ynë arsimor dhe metodika ndodhen sot mes dy kohëve. Kemi të bëjmë me një program kompleks ku kërkesa e llogarisë është e njëjtë me atë të brezit tonë, por me një përmirësim substancial, ku në qendër të mësimdhënies dhe mësimnxënies është nxënësi dhe zhvillimi i mendimit të tij kritik. Praktika dhe përdorimi i teknologjisë e ngrenë në një tjetër nivel standardin e mësimnxënies. Kjo është edhe ajo quid (diçka, latinisht) më shumë që bën diferencën dhe rezulton e suksesshme kudo prezantohen. Një pjesë e mirë e nxënësve tanë studiojnë sot në Gjermani, Austri, Angli e Amerikë. Bagazhi human dhe didaktik i ka bërë të ndihen konfident dhe të pretendojnë vendin që u takon në botë.

 

Po sa i takon përqindjes me përafërsi të nxënësve që mbarojnë maturën tek “Nobel”dhe arrijnë të regjistrohen në degët më të kërkuara në Shqipëri (si Mjekësi e Përgjithshme, Arkitekturë apo IT në universitete), ku konkurrenca është e lartë dhe vlerësimi bëhet vetëm me pikë objektive?

Gjatë viteve të gjimnazit, gjatë orëve të konsultimit dhe kujdestarisë, ne përpiqemi të identifikojmë prirjet dhe zbulojmë dëshirat e nxënësve tanë. Kjo është gjysma e punës. Më pas është përgatitja sistematike dhe konstante e secilit, që ka bërë të mundur në 90% të rasteve fitimin e degëve të përzgjedhura apo fitimin e konkurseve të ndryshme.

 

Cilin konsideroni suksesin tuaj deri në këto momente?

E lehtë ta thuash por jo aq për ta realizuar dhe mbajtur. Bashkimi i njerëzores, qytetarisë dhe profesionalizmit na ka bërë të operojmë suksesshëm për gati 20 vjet. Pikat tona të forta mund ta them pa modesti janë sigurisht krijimi i një ambienti të sigurt, të ngrohtë, ku mësuesit të kualifikuar përdorin në çdo moment empatinë e duhur për të depërtuar në karakterin e secilit dhe për të marrë maksimumin prej tij. Ne e dimë se aty ku ka fëmijë dhe nxënës të lumtur, ka arritje dhe njerëz të denjë të shoqërisë. Historikisht, në gjithë këto vite nxënësi ynë vjen me një dëshirë të veçantë në shkollë. Infrastruktura, programi i larmishëm dhe aktivitetet kurrikulare dhe ekstrakurrikulare i ndihmojnë mos të bien në një lloj rutine por të kenë ditë e vite dinamike. Një nga vendimet që shkolla ka marrë është ajo që, orët krijuese dhe zhvilluese që më parë vinin në formën e klubeve, sot janë të përfshira në programin mësimor për të gjithë nxënësit. Një nga këto është dhe ora e shahut, në të cilën jemi të vetmit që e kemi implementuar dhe shtuar në programin bazë. Orë të dancit, muzikës dhe artit plotësojnë puzzle-in e këtij programi gjithëpërfshirës. Dëshiroja t’i vija theksin dhe një pike mjaft të rëndësishme. Në një kohë kur çmimet rriten pa ndalim, ku vendi vijon të përjetojë një krizë konstante, ne jemi munduar të qëndrojmë sa më të justifikuar me tarifat, në mënyrë që dhe familjet që kanë një ekonomi modeste të mund të arrijnë t’i ofrojnë fëmijës së tyre një mundësi më shumë.

red07618

STRATEGJIA E MËSIMDHËNIES

 

Cila është risia e metodës së mësimdhënies tek ju?

Mësimdhënia në shkollën tonë bazohet mbi punën praktike dhe në nxjerrjen e mësimit nga vetë nxënësi. E gjitha kjo e rrethuar nga empatia dhe profesionaliteti i mësuesve që ua bën më të dashur mësimin dhe rritjen në nivel të nxënësve. Plus kësaj, çdo ditë përveç implementimit të programit, mësuesit tanë punojnë dhe me materiale shtesë, të një niveli më të lartë, për të përgatitur nxënësit që të marrin pjesë në çdo kompeticion dhe olimpiadë. Sot që flasim kemi fitues të olimpiadave të Star Balkan, etj. Teknologjia dhe orët laboratorike e bëjnë gjithçka më të asimilueshme dhe më interesante.

 

Ju theksoni se keni përzgjedhur mësuesit më të mirë të Tiranës dhe se ata janë në dispozicion edhe në “orën e shtatë”. Si organizohet konkretisht kjo mbështetje individuale për nxënësit?

Nëse për nxënësit e ciklit të ulët ofrohet shërbimi afterschool (pas shkolle) me të njëjtët mësues kujdestarë, për nxënësit nga klasa e 6-12, ora e 7-të i dedikohet konsultimeve në lëndë të veçanta me mësuesit përkatës. Në rastin kur lind nevoja për përforcim të koncepteve mësimore në lëndë specifike, mësuesi përkatës ofron një shërbim ekstra për përsëritje apo dhënien e materialeve shtesë atyre që kërkojnë të rrisin nivelin e tyre aktual.

 

Si funksionojnë marrëdhëniet mësues-prind-nxënës? Po sa i takon informimit të prindërve si ndodh?

Shkolla i vë theksin shpesh raportit dhe funksionimit të trekëndëshit: Prind-nxënës-mësues. Ne nxisim, stimulojmë një përfshirje konstante të prindit në jetën akademike të fëmijës në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor, ai i rritjes së nivelit akademik dhe i mirëqenies psiko-emocionale të nxënësit. Mësuesi komunikon në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e fëmijës dhe e udhëzon prindin se si mund të veprojë me fëmijën për të arritur një objektiv specifik. Nga ana tjetër, prindit ndihet i lirë të kontaktojë në çdo moment mësuesin për çdo problematikë që në pamje të parë mund të konsiderohet e parëndësishme.

red07653

INFRASTRUKTURA DHE SIGURIA

 

Ju përmendni infrastrukturë komode për një institucion arsimor jo publik. Çfarë ofron “Nobel” dhe a e ka ajo infrastrukturën e duhur? Si ruhet ajo?

Struktura e shkollës “Nobel” është projektuar dhe ndërtuar fillimisht për të qenë një shkollë dhe objekti i aktivitetit të tij ndër vite nuk ka pësuar ndryshim. Jemi të lokalizuar në të njëjtin vend prej 18 vitesh. Struktura shtrihet në një zonë (afër Casa Italia) larg trafikut, zhurmave dhe ndotjes. Infrastruktura rrugore bën të mundur që të arrihet shumë shpejt tek ne nga çdo cep i Tiranës. Përveç klasave të projektuara për një kapacitet prej 22-24 nxënësish, shkolla përmban laboratorë të ndryshëm, bibliotekë, sallë eventesh, sallë danci, fushë futbolli, basketbolli dhe volejbolli të mbyllur. Ajo është e pajisur me sistem ngrohje-ftohje qendrore për të bërë të mundur një proces mësimor sa më komod. Në këto vitet e fundit, kërkesat e larta për regjistrim na kanë çuar në një saturim të kapacitetit dhe projekti ynë afatshkurtër është zgjerimi i infrastrukturës aktuale dhe ndërtimi i ambienteve të reja shkollore bashkëkohore. Investimi i ri do të prekë dhe godinat aktuale për të krijuar një imazh unik të të gjithë strukturës.

 

Ç’mund të na thoni për sigurinë e fëmijëve dhe sigurinë e ushqimit?

Shkolla është e monitoruar në çdo klasë apo cep të saj nga kamerat e sigurisë si dhe ruhet nga rojet e institucionit. Nxënësit tanë nuk dalin nga ambientet e shkollës në asnjë moment gjatë ditës. Siguria është e shenjtë tek ne. Sa i përket ushqimit, ne gatuajmë prej 18 vitesh ushqime të freskëta si pjesë e një menuje tradicionale të studiuar nga nutricionistë të licencuar.

 

Vendndodhja e Shkollës “Nobel”… Si realizohet transporti?

Gati 99% e nxënësve përdorin shërbimin e transportit të shkollës që realizohet nga autobusët shkollorë kryesisht të vetë shkollës.

red07624

REGJISTRIMET DHE BURSAT

 

Cilat janë kriteret e pranimit në Shkollën Jopublike “Nobel”?

Për t’u regjistruar në shkollën “Nobel” duhet patur paraprakisht një mesatare mbi 8. Për nxënësit e arsimit 9-vjeçar bëjmë një testim psiko-motor. Për nxënësit e gjimnazit kryhen testime mbi lëndët bazë.

 

Kur fillojnë regjistrimet tek “Nobel” dhe protokolli që duhet ndjekur?

Regjistrimet janë të hapura dhe mbyllen me plotësimin e kapacitetit apo paraleleve. Mjafton që të kontaktohet numri i sekretarisë dhe të vendoset një takim/vizitë ku diskutojmë mbi detajet dhe mundësitë. Siç ju përmenda më lart, një nga arsyet e rritjes së kërkesave për regjistrim dhe lindjes së nevojës për zgjerim janë tarifat konkurruese në treg.

red07648

SEZONI VEROR DHE AKTIVITETET

 

Ky artikull publikohet në nisjen e stinës së verës. Si është e organizuar Shkolla “Nobel” këtë periudhë? Çfarë ofroni?

Ne si shkollë hapim dyert çdo vit për fëmijët e grupmoshave nga 6-15 vjeç, kampin veror i cili përfshin aktivitete argëtuese, krijuese dhe socializuese. Përfshirja e fëmijëve është mjaft e madhe, si nevojë për të mbajtur fëmijët larg jetës pasive dhe përdorimit të ekzagjeruar të teknologjisë. Ata kalojnë mes moshatarësh një verë ndryshe që u mbetet gjatë në mendje. Mësuesit e shkollës janë të gjithë të angazhuar për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kampit, i cili fillon me mbarimin e shkollës dhe përfundon në fund të muajit korrik.

 

A mund të regjistrohen dhe fëmijë jashtë institucionit në këto kurse apo klube verore?

Kampi ynë veror është i hapur për të gjithë. Mirëpret çdo fëmijë të çdo institucioni arsimor.

 

Çfarë ofron shkolla “Nobel” edhe gjatë verës dhe pse fëmijët duhet të jenë pjesë e aktiviteteve të saj?

Ne kemi hartuar një program të larmishëm në bazë grupmoshash, i cili ka rezultuar efektiv dhe i suksesshëm ndër vite. Tek ne gërshetohen aktivitetet e shumta si: lojëra popullore, lojëra me ujë, ping-pong, yoga, art&craft, gatim, lojëra në tavolinë (shah, letra, puzzle) ekskursione, pishina, kinema, me mbikëqyrjen dhe përgatitjen e mësuesve të shkollës.

red07614 red07666 red07667 red07668 red07702 red07612

 

Adresa: Kilometri i parë në të majtë të Autostradës Tiranë-Durrës, Kashar

e-mail: [email protected]

Cel: +355696055178

Facebook Shkolla NOBEL

Instagram shkollanobel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top