Këshilla & Arsye

September 18, 2020 | 8:08

Ankth apo zakon? Ja arsyet pse nuk mund të flini pa përqafuar dikë apo diçka

Edhe pse ky zakon mund të jetë i lidhur me pozicionin gjatë të cilit flinim kur ishim në barkun e nënës, gjithsesi nuk ka të bëjë me fëmijërinë. Nuk ka rëndësi nëse është një arush apo një jastëk i butë, ju gjithmonë dëshironi të keni diçka që mund ta përqafoni, sepse e shihni si mënyrën e vetme për të fjetur.

Ja disa arsye pse njerëzit flenë më shpejt dhe më mirë në momentin që përqafojnë diçka.

Shmang gërhitjen gjatë gjumit.

Gërhitja është një çrregullim i gjumit ku rrugët e frymëmarrjes së një personi bllokohen herë pas here duke e bërë këtë proces të vështirë. Kjo bëhet shqetësuese, sepse ju do të zgjoheni shpesh gjatë natës duke e prishur kështu gjumin disa herë. Kjo mund t’ju shkaktojë një ndjenjë lodhjeje ose përgjumje gjatë ditës. Por nëse përqafoni një jastëk, atëherë ju do të flini në anë, duke shmangur gërhitjen.

Nuk doni të ndiheni të vetmuar.

Sipas studimeve, përqafimi i një sendi, ndonjëherë duket sikur përqafoni një person të vërtetë, duke larguar kështu ndjenjën e vetmisë.

Vlerësoni lidhjet e forta.

Përqafimi i një jastëku ju jep rehati emocionale gjatë gjumit. Ky pozicion tregon se ju i jepni një rëndësi të madhe krijimit të një lidhjeje të fortë me anëtarët e familjes. Ju jeni një person i dobishëm, që ju pëlqen të bëni diçka për njerëzit dhe të kujdeseni për ta.

Jeni mësuar të flini të përqafuar.

Nëse keni kohë që e bëni një veprim të tillë, pra përqafoni dikë ose diçka, atëherë me shumë mundësi kjo ju është kthyer në zakon.

Prireni të përqafoni dikë ose diçka kur përjetoni kriza ankthi.

Nëse kemi ankth, sigurisht është shumë e vështirë që të flemë. Prandaj, njerëzit që e përjetojnë diçka të tillë, mund të kenë nevojë të përqafojnë dikë në këto momente të vështira, për të larguar ankthin.

 

Burimi / Panorama.com.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top