Posta

September 18, 2020 | 8:06

Posta nga Denata Toçe / Si t’i largoj mendimet e këqija?

Jam një mesogrua. Jam tip emotiv dhe çdo gjë e përjetoj sikur të jetë fundi i botës. Shqetësohem dhe më mban peng më e keqja që mund të ndodhë. Aktualisht jam e paimpenjuar, e ndoshta kjo ma rëndon gjendjen. Si ta gjej veten me pozitivitet për vitin që vjen?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje. Unë nuk mund t’ju garantoj pozitivitet për vitin që vjen, pasi gjendjet shpirtërore dhe ato mendore nuk janë çelësa që hapen dhe mbyllen. Sa mirë do të ishte sikur të ishte kështu. Por mund t’ju them se procesi për të shkuar deri atje, është po aq interesant dhe i rëndësishëm për të punuar me veten. Po, puna më e bukur dhe më me vlerë është të punoni, të njihni dhe merreni me veten tuaj.

Procesi i të menduarit lidhet ngushtë me ngjarjet e jetës së përditshme dhe mënyrën se si i perceptoni këto ngjarje. Varet shumë si i shikoni këto ngjarje. Shtrembërimet e mendimeve mbi ngjarjet, ndodhin të lidhura ngushtë edhe me vlerësimin e vetvetes. Të gjitha këto do të duhet të harmonizohen me njëra-tjetrën. Për ta bërë këtë, do të duhet ndihma e një profesionisti për të të orientuar drejt.

Kështu ju mund të lakoheni në filtrin e një këshilluesi klinik. Është një shërbim i mirë dhe një kujdes i domosdoshëm për veten. Periudha e meso-moshës për gratë dhe për burrat, shoqërohet edhe me lëvizje të humorit, me mendime negative rreth të ardhmes dhe shëndetit fizik, me frikëra mbi jetën dhe vdekjen, etj. Vlen që këto të gjitha të mund të konsumohen në një shërbim me të avancuar dhe këshillimi minimal që mund t’ju ofrojë përgjigjja ime.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top