FB

June 2, 2021 | 8:10

Ankthi dhe stresi në verë!

Depresioni dhe stresi gjatë verës janë të zakonshme, duke shkaktuar humbjen e rutinës, shtim të mendimeve shqetësuese dhe ndryshime serioze fiziologjike. Nxehtësia, lagështia dhe sasia e dritës luajnë një rol të rëndësishëm në përparimin e këtyre shqetësimeve tipike të verës. Por nuk mjaftojnë. Vendimtar është edhe konteksti mjedisor që na ndikon.

 

Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

 

Shumë prej nesh mezi presin që të bëjnë aktivitete sociale dhe të pushojnë, pranë bregdetit apo edhe në mal gjatë stinës së verës. Por edhe pse vera mund të konsiderohet si një stinë festive dhe argëtuese, për shumë njerëz aktivitetet e mësipërme mund të sjellin stres dhe ankth.

Por le të shpjegojmë se çfarë janë ankthi dhe stresi me pushime?

Ankthi është përkufizuar nga Shoqata Amerikane e Psikologëve si “emocion që karakterizohet me ndjenjën e tensionit, mendimeve shqetësuese, dhe ndryshimeve fizike”. Në terma të përgjithshëm, ankthi nënkupton çrregullime të ndryshme që shkaktojnë shqetësime, frikë, nervozizëm dhe tendosje. Këto çrregullime variojnë nga më të lehtat deri tek ato më seriozet, dhe mund të ndikojnë përditshmërinë tonë. Ato ndikojnë në mënyrën se si sillemi apo çfarë ndjejmë, madje në disa raste duke shkaktuar edhe shqetësime fizike. Ndërsa stresi është përjetim i ngjarjeve si rrezikim i mirëqenies fizike dhe psikologjike.

Këto ngjarje janë të njohura si stresuese, kurse reagimet e njerëzve ndaj tyre quhen reagime ndaj stresit. Në një klasifikim më të përgjithshëm, stresi ndahet në: Eustres-stresi nga ngjarje pozitive dhe Distres-stresi negativ ose i dëmshëm. Por, në varësi të kohës, kemi edhe stresin afatgjatë dhe stresin afatshkurtër. Stresi afatgjatë është shumë i dëmshëm, madje shkakton dëmtime dhe çrregullime në pjesët e ndryshme të organizmit. Shtrohet pyetja se sa ndikim ka stresi te ne? Stresi mund të ketë ndikim serioz në shëndet, sidomos nëse ai bëhet kronik.

Ai godet sistemin nervor, zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin imunitar, deri në ankth dhe vështirësi në të kuptuar, etj. Por nëse kemi pak stres, është normale, madje edhe e nevojshme për të pasur një jetë të ndryshueshme. Përgjithësisht, përgjigjja ndaj stresit mund të jetë e dobishme kur reaksioni i shpejtë ndaj tij bëhet i dobishëm.

Disa këshilla praktike për ankthin dhe stresin gjatë pushimeve verore:

  • Planifikoni aktivitete relaksuese: lojëra, këngë, vallëzim, sport, filma, libra (por jo dramatikë).
  • Afirmoni afërsinë, shoqërimin me individë, miq pozitivë dhe rrisni tolerancën dhe kujdesin për veten.
  • Theksojeni gjithmonë anën pozitive (shiheni gotën gjysmë të mbushur e jo gjysmë të zbrazët).
  • Ushqehuni mirë, mos pini cigare, kafe, pije energjike dhe limitoni sa të mundeni konsumin e alkoolit.
  • Ndryshoni mënyrën e të menduarit, këndvështrimin.
  • Provoni teknikat e relaksimit.
  • Kërkoni këshillat e një profesionisti.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 157

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top