Aktualitet

July 14, 2022 | 17:29

Anri Kashiku, heroi që u sakrifikua për të shpëtuar dy jetë të tjera

Pushimet e sollën në vendlindje, për t’u shmallur me familjarët, por edhe për të kaluar disa ditë  argëtuese në bregdetin e bukur të Adriatikut. Shumë plane kish bërë 18-vjeçari Anri Kashiku, i riu që kishte pasion futbollin, por që fati i kishte rezervuar ndryshe nga sa ai kishte parashikuar.

ani

I shoqëruar nga i vëllai dhe shoku i tij 15-vjeçar në plazhin e Durrësit, Anri u përball me një situatë të vështirë, tentativë shpëtimi për dy të rinjtë, por që për 18-vjeçarin rezultoi fatale. Anri Kashiku arriti ta shpëtonte të vëllain dhe shokun, por nuk mundi të dilte vetë nga uji. Dallgët ishin të forta dhe i riu nuk doli dot në breg.

Kjo e enjte, 14 korrik 2022 do të mbahet mend për familjarët e Anrit, të cilët humbën njeriun e dashur, ndërsa ne të gjallët e tjerë do ta kujtojmë si djaloshin që nuk kurseu jetën e tij për të shpëtuar dy jetë të tjera.

Nga raportimet mediatike, thuhet se shkak i vdekjes së 18-vjeçarit u bë mungesa e rojeve bregdetare në Durrës.
I ndjeri, Anri Kashiku, ishte me origjinë nga Librazhdi dhe banonte në Durrës. Vitet e fundit  kishte shkuar në Angli dhe ishte kthyer pak ditë më parë në vendin tonë për të shijuar disa ditë pushimi në Durrës. 

 

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top