Mirëqenie

March 25, 2020 | 8:06

Anxhela Avduli: Ushtrime fizike që ta bëjmë më argëtuese dhe të shëndetshme karantinimin e fëmijëve

 

Në këto ditë të vështira izolimi ku të gjithë po qendrojnë në shtëpi, fëmijët gjejnë akoma më shumë kohë që të kalojnë para ekraneve të televizorit dhe telefonit. Privimi i daljes nga shtëpia, për të shkuar në shkollë, për të vazhduar aktivitetet e ndryshme jashtëshkollore apo për të luajtur me bashkëmoshatarët në parqe, i bën fëmijët pasiv. Mungesa e aktivitetit mund të sjellë një sërë problemesh, duke filluar nga obeziteti, deformime të shtyllës kurrizore (skolioza, kifoza), ngurtësim, vështirësi në përqendrim, vëmendje dhe shumë problematika të tjera që përfshin shëndetin e përgjithshëm.

Anxhela Avduli, fizioterapeute Shërbimi i Pediatrisë, Spitali Rajonal i Elbasanit, pedagoge e jashtme e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit

Ushtrimet fizike janë esenciale për fëmijët që të qëndrojnë në formë dhe aktivë. Është thelbësore që t’i kushtoni rëndësi lojërave dhe ushtrimeve që të aktivizojnë trupin dhe mendjen e tij. Për këtë arsye ushtrime të thjeshta duhet të bëhen rutinë për fëmijët, pasi ndihmon në lirimin e tensionit muskular, ngurtësimeve, koordinimin dhe funksionimin më të mirë të të gjitha sistemeve të trupit të tij.

Disa ushtrime që mund t’i praktikojnë vetë fëmijët tuaj, dhe pse jo t’i bashkoheni dhe ju vetë!

Vrapi në vend, duke koordinuar këmbët dhe duart, sikur po vrapon në fushë. Themelore është që të shoqërohet me frymëmarrje, duke marrë thellë me hundë dhe duke nxjerrë me gojë gjatë gjithë aktivitetit, në mënyrë që të evitojë lodhjen, por edhe të ndihmojë sistemin kardiorespiarator.

Star jumps, duke qëndruar drejt në këmbë hidhet në ajër, duke hapur duart dhe këmbët në formë “X”. Sa herë mbaron hedhjen mos harroni të marrë frymë thellë me hundë dhe ta nxjerrë me gojë, duke përsëritur 10 herë ushtrimin.

screenshot-2020-03-24-at-11-11-18-pm

Squats, fillimisht në pozicion drejtqëndrimi në këmbë mbledh gjunjët sikur do ulet në karrige, duke mbajtur shpinën drejt dhe duart para. Duhet të qendrojë në atë pozicion për 5 sekonda dhe pastaj të rikthehet në pozicion fillestar për të vazhduar me frymëmarrje dhe ta përsërisë 10 herë.

screenshot-2020-03-24-at-11-13-43-pm

Qëndrim fëmije, ulur në dy gjunjët përkulet përpara duke prekur ballin në dysheme dhe zgjatë duart përpara. Qendron në atë pozicion për 5 sekonda dhe pasi kthehet në pozicionin fillestar merr dhe nxjerr frymë thellë për ta ripërsëritur 10 herë.

screenshot-2020-03-24-at-11-15-33-pm

Ushtrimi i urës, shtrirë me gjunjët e mbledhur dhe duart shtrirë drejtë, ngrinë belin lart, duke imituar urën. Mban pozicionin 5 sekonda, për të vazhduar me frymëmarrjen dhe të përsërisi 10 herë.

screenshot-2020-03-24-at-11-19-51-pm

Stretchin i këmbëve, ulur me shpinën drejt, mbledh gjurin e njërës këmbë dhe shtrinë këmbën tjetër totalisht, me të dyja duart duhet të kapi gishtat e këmbës së shtrirë, duke qëndruar tek ai pozicion për 5 sekonda. Vazhdon për secilën këmbë 10 herë, gjithmonë duke shoqëruar me frymëmarrje.

screenshot-2020-03-24-at-11-21-55-pm

Qëndrimi me një këmbë, duke mbajtur peshën e trupit me njërën këmbë dhe duke mbledhur gjurin e këmbës tjetër, ndihmon në forcimin e muskujve të këmbës, por edhe zhvillojnë balancën. Qëndron 10 sekonda për secilën këmbë, duke përsëritur 10 herë dhe gjithmonë duke koordinuar me frymëmarrje.

screenshot-2020-03-24-at-11-24-06-pm

Rrotullimi i duarve, duke i hapur duart sa më shumë i rrotullojmë 10 herë nga brënda dhe 10 herë nga jashtë me ngadalë.

screenshot-2020-03-24-at-11-25-49-pm

Nëse e shikoni që fëmijët tuaj përshtaten shpejt me ushtrimet mund të rrisni frekuncën dhe intervalet e ushtrimeve.

Ofrojini fëmijës një stil jetese sa më të shëndetshme në të gjitha format e saj. Pse jo mos të vendosni muzikë gjatë ushtrimeve që të bëhet më argëtuese, ose dhe disa balona që të krijoni dhe lojëra të reja që fëmijët të shmangjin sa më shumë kohën para ekraneve!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top