Pika referimi

March 25, 2020 | 8:04

Denisa Daka: 30 vjeçari iranian bëhet hero në Kõln!

 

Kriza shkaktuar nga COV 19, rezulton të jetë e rëndë edhe në Kôln! Për këtë shkak, dhjetëra vullnetarë kanë shprehur gatishmërinë ër të mbështetur të moshuar e njerëz në nevojë në të gjitha format!

Denisa Daka, avokate

Denisa Daka, avokate

Ata janë të gatshëm të kryejnë blerje ushqimesh e medikamentesh, të postojnë letra, të paguajnë fatura apo dhe të shëtisin qenin e dikujt.

E për këtë shkak, situata është më e lehtë dhe e përballueshme për një kategori njerëzish aty.

30-vjeçari nga Këlni me origjinë iraniane, Fardad Hooghoughi, ia doli të ngrejë menjëherë një grup vullnetarësh për këtë qëllim. 

Nëna e tij vuan nga një sëmundje autoimune, ai e di mirë  ç’do të thotë për të moshuarit të jesh i izoluar në shtëpi nga sëmundja posaçërisht.

Për këtë arsye ai vendosi të veprojë menjëherë!

Fardad së bashku me grupin e tij kanë identifikuar tashmë familjet në nevojë e paskësaj kryejnë orë pas ore të gjitha shërbimet e mundshme në favor të tyre.

2Në të gjithë Gjermaninë, mijëra njerëz janë rregjistruar si vullnetarë për këtë shkak, duke shprehur gatishmërinë e tyre. 

Dhjetëra faqe janë hapur për këtë arsye në internet.

E sapo hap çdonjërën prej tyre, të shfaqet logo: “Qëndro në shtëpi – do të shkoj unë për ty!”

Profesionistë të fushave të ndryshme gjithashtu, ofrojnë shërbim falas online për këtë kategori, ndërsa kudo sheh të rinj me biçikleta që ndajnë ushqim e medikamente kudo ku ndodhen të moshuar e të sëmurë.

1

Ndihmat e ofruara për këtë qëllim, shpesh tejkalojnë kërkesat.

Përpos kësaj, dhjetëra fletushka shpërndahen kudo për të moshuarit e njerëzit në nevojë, në të cilat specifikohen shërbimet përkatese e numrat e telefonit të vullnetarëve. 

“Danke schõn” und “Grùss Gott”, dëgjon paskësaj kudo në Gjermani, sapo dikush i bie ziles së portës e njofton që porosia u krye.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top