Dëshmi

March 12, 2020 | 8:12

Apeli i infermieres italiane e rraskapitur e me shenja në fytyrë: Mos i hidhni poshtë përpjekjet tona, qëndroni në shtëpi!

 

Italia tashmë është e gjitha “zonë e kuqe” ndërsa mjekët në spitale po punojnë mbi 14 orë çdo ditë për t’u ardhur në ndihmë personave të sëmurë.

Fytyra e lodhur dhe me shenja shkaktuar nga përdorimi i maskës, jep njw mesazh dhe shembull dedikimi. Është Alessia, një infermiere e re, e cila punon në një spital të Milanos, e cila ka marrë më shumë se gjysmë milionë pëlqime në një postim që ajo ka bërë në llogarinë e saj në Instagram. 23-vjeçarja Alessia Bonari ka publikuar një foto me anë të së cilës tregon fytyrën e saj të lënduar nga mbajtja e maskave për një kohë të gjatë në spital.

Më anë të fotos së saj, infermieria e re kishte si qëllim që të tregonte se çfarë pune të madhe bën stafi mjekësor në spitale duke u kujdesur për pacientët e shumtë me COVID-19.

2

Bashkë me foton ajo shkruante:

“Jam fizikisht e lodhur pasi pajisjet mbrojtëse nuk janë aspak të lehta. Veshjet mbrojtëse të bëjnë të djersitësh dhe pasi i ke veshur nuk mund të shkosh në tualet apo të pish ujë për 6 orë.”

1Postimin e saj, Alessia e mbyll me një thirrje për italianët:

“…Edhe unë kam frikë. Mos u tregoni egoistë. Ajo që unë kërkoj është që të gjithë ata që po e lexojnë këtë postim të mos e nënvlerësojnë punon që ne po bëjmë, përpiquni të mos jeni egoistë dhe qëndroni në shtëpi për të mbrojtur ata që janë më të cenueshëm. Ne të rinjtë nuk jemi imunë ndaj koronavirusit, edhe ne mund të sëmuremi … Nuk mund të kem luksin që të rikthehem në shtëpinë time të izoluar, duhet të shkoj në punë dhe të bëj pjesën time. Juve ju lutem të bëni tuajën.”

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi leggo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top