Marrëdhënie

October 5, 2016 | 8:05

Ardhja në jetë e fëmijës/Çfarë duhet të bëni për të qenë të lumtur në marrëdhënie?

Në qoftë se ne duam atë që është më e mirë për fëmijët, nuk është e mjaftueshme të shijosh vetëm dashurinë atërore, cilësinë e ushqimit, rrobat e pastra dhe të gjitha detajet që listojnë të gjitha faqet për nënat. Së pari, ne duhet të sigurohemi që prindërit të jenë të relaksuar, të shëndetshëm dhe të lumtur. Të gjitha studimet që janë bërë vitet e fundit tregojnë se më shumë se gjysma e çifteve që janë prindër të rinj kanë një lumturi të ulët në marrëdhënie.

Çiftet duhet të gëzojnë plotësisht familjen e re, në vend që të frikësohen për ardhjen në jetë të fëmijës dhe kjo të çojë në pakënaqësi. Përtej çdo pune dhe përgjegjësive, ne nuk duhet të harrojmë ku filluam, ne jemi dy njerëz që e duan dhe ndihemi mirë së bashku dhe ne kemi vendosur të kemi një fëmijë, për të bërë jetën tonë si çift dhe më të bukur. E pra atëherë kështu të jetë ajo!

1.Jini miqtë më të mirë të njëri-tjetrit!

Gjithkush e di sa është e vështirë për nënat pas lindjes, por edhe baballarët ndodhen në të njëjtën pozitë edhe pse të pa mbrojtur. Ndoshta femrat e kanë më të lehtë për të thënë atë që ndjejnë, por me kujdes! Nëse burri juaj ka diskutim jo të hapur në lidhje me atë që “dhemb” nuk do të thotë që çdo gjë është rozë për ata. Kjo është koha kur duhet të qëndroni më afër me njëri-tjetrin, për t’u siguruar që ju jeni të lidhur në maksimum, dhe keni durim dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin.

2.Rritja e fëmijës së bashku

Kjo nuk do të thotë ndarjen në mënyrë të barabartë për detyrat e prindërve, por për faktin se të dy duhet të ndjejnë se kanë rëndësi të barabartë në familje. Është e rëndësishme që të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën t’i merrni së bashku.

3.Gratë, të ruajnë feminitetin e tyre. Burrat, të qëndrojnë si ne duam.

Kjo është ndoshta pjesa më e vështirë. Sepse ju nuk mund të jeni të vetëdijshëm se keni ndryshuar jashtëzakonisht shumë pas ardhjes së fëmijës. Roli i prindit është i vlefshëm vetëm në marrëdhënie të ngushtë me fëmijën tuaj, jo tek gjithçka përrreth. Roli i prindit shton atë se çfarë ju jeni tani, por nuk zëvendëson çdo gjë.

4.Merrni kohë vetëm për ju të dy

Privatësia është fjala thelbësore në mbajtjen e pasionit në një marrëdhënie. Intimiteti bën dallimin në mes “partnerëve” dhe “dashurisë”. Krijo një ritual në të cilin domosdoshmërisht të kaloni kohë së bashku.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top