Mirëqenie

October 5, 2016 | 8:13

Si të dobësoheni në moshën 50-vjeçare?

Filloni ose shtoni aktivitetin fizik

Nëse kuptoni që metabolizmi juaj ka tendencën të zvogëlohet, shtoni aktivitetin fizik (shëtitje, biçikletë, palestër). Bëni rregullisht gjimnastikë për të tonifikuar trupin dhe për të zgjatur muskujt për të mos humbur elasticitetin.

Hani vaktet e ndërmjetme

Për të evituar të hani në mënyrë të çrregullt, konsumoni dy vakte të ndërmjetme në ditë, paradite dhe pasdite. Mund të hani një fetë bukë integrale me një frut apo një kos pa yndyrë.

Lejojini vetes disa kënaqësi të vogla

Ardhja e menopauzës përbën një sërë ndryshimesh, si tretje e vështirë dhe uri e shpeshtë. Mundohuni të hani më tepër fibra, duke rritur konsumin e drithërave integrale, fruta dhe perime. Zvogëloni yndyrat e përditshme dhe mësojeni veten të hani soia, e nevojshme për të rregulluar nivelin e estrogjenit. Gjithashtu merrni një dozë të mirë kalciumi nga bulmetrat, por edhe nga perimet me gjethe të gjelbra. Mos e kaloni sasinë prej 1700 kalorish në ditë, por përfshini herë pas here edhe ushqime që ju pëlqejnë. Ndonjëherë mjafton edhe një copë çokollatë.

Dieta e një dite për 50-vjeçaret

Mëngjes: 180 ml. qumësht soie, 40 gr. bukë me drithëra me mjaltë e gjalpë me nivel të ulët kolesteroli.

Paradite: 1 kapuçino

Drekë: 1 pjatë me perime, 80 gr. makarona ose oriz me domate, 100 gr. mish ose 120 gr. peshk i pjekur në zgarë.

Pasdite: 30 gr. bukë soie me 20 gr. djathë ose me çokokrem dhe lajthi.

Darkë: 1 pjatë me supë makaronash ose orizi dhe perime, 1 pjatë me spinaq me mocarela, 1 gotë lëng frutash.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top