Këshilla & Arsye

September 13, 2018 | 14:17

Arsyet pse meshkujt e martuar flirtojnë online…

Po flasim për çiftet e martuara, të cilët sipas ekspertëve po shtohen duke përdorur aplikacionet online për të tradhtuar. Më saktësisht te meshkujt . Pse po ndodh kjo gjë, kudo në botë?!

  1. Kur kërkojnë për dashurinë

Në këto raste seksi nuk është edhe aq i rëndësishëm, por romanca dominon më shumë. Këta meshkuj dëshirojnë dikë që t’i dërgojë mesazhe ku t’i tregojnë dashurinë që ndjejnë për ta. Mungesa e vëmendjes nga partnerja i shtyn këta meshkuj të gjejnë online dikë tjetër.

  1. Kur kërkojnë biseda erotike

Ata që veprojnë në këtë mënyrë, dëshirojnë të bëjnë biseda erotike online dhe të admirohen nga dikush tjetër për pjesën e seksit. Sipas ekspertëve, ka pasur raste kur ata kanë një jetë të rregullt në çift, por ndërkohë që janë me partneren e tyre i shkruajnë personit që flasin online. Në shumicën e rasteve, nuk takohen me atë që flasin, por çdo gjë është në imagjinatën e tyre, ideja që nga ana tjetër është një femër. Komplekset që kanë me partneren e tyre, i shtyn të shprehen lirshëm me dikë të panjohur.

  1. Dëshira për t’u larguar nga rutina e lidhjes

Frika për të përballuar monotoninë që kanë në një lidhje, po i shtyn meshkujt kudo në botë, të kërkojnë të komunikojnë me një femër tjetër online. Ata zgjedhin mënyrën më të lehtë, nga telefoni i tyre, pa u lodhur fare për t’u hequr dikush që nuk janë dhe askush mos t’i zbulojë. Duke vepruar në këtë mënyrë, gënjejnë veten se jeta e tyre nuk është edhe aq e mërzitshme.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top