Mirëqenie

September 13, 2018 | 13:52

Nga Entela Remanica: Sekretet për të mësuar shpejt gjermanisht

Ka fatin të ketë të trashëguar në deje aftësinë për të qenë një njohëse e shkëlqyer e gjuhëve të huaja. Një traditë brezëshënuar nga i ati, për të cilën ndjehet mjaft mirë për gjithçka i ka shërbyer deri më sot. Por Entela, ka një marrëdhënie tejet të veçantë me gjermanishten, e cila edhe pse një gjuhë pak e vështirë për veshin, thotë se është po aq e thjeshtë, sa që e bën për vete gjithmonë. E njeh në majën e gishtave, që në fakt kush e dëgjon për herë të parë gjuhën gjermane thotë se është shumë e vështirë, të vret veshin, e egër, por për Entelën, drejtuesen e Intermedia, gjermanishtja rrjedh si ujë.

entelaAjo e njeh gjuhën gjermane, si i themi ne shqiptarët, ‘në majë të gishtave’. E mësoi vetë, me metoda të kohës, e orientuar nga një mik i familjes. Entela ka studiuar për Histori-Gjeografi, pa e ditur që në të ardhmen do të shndërrohej në një profesioniste të mësimdhënies së gjuhës të cilën ajo e donte kaq shumë, gjermanishtes.

Prej vitit 2012 ajo drejton një ndër qendrat më të mëdha të gjuhës gjermane në Tiranë, “Intermedia” quhet, prej nga ku grupe të shumta të rinjsh dhe jo vetëm, me profesione të ndryshme, zgjedhin të mësojnë gjuhën gjermane, disa për të pasuruar veten e tyre e shumë të tjerë për të gjetur një mundësi më të mirë në Gjermani. Sepse atje gjuha është parësore. Për këtë pjesë, vetë Entela na tregon se Intermedia përveç mësimdhënies në gjuhën gjermane, funksionon edhe si një agjenci punësimi, sigurisht me rregullat dhe me ligjet e dy vendeve, Shqipëri-Gjermani.

learning-german

Tek Intermedia mbi 70 nxënës kalojnë në nivele të ndryshme të gjuhës gjermane, në mënyrë intensive prej një muaji e gjysmë, apo jo intensive, ku një nivel zgjat tre muaj. Kjo sa i takon nivelit të parë të metodologjisë, i cili pasohet me të njëjtën periudhë për nivelin e dytë. Nga emisioni “Alles Gute” e deri tek Intermedia, një nga qendrat më te suksesshme të punësimit për në Gjermani, Entela Remanica na shpjegon me hollësi si nisi dhe si arriti këtu ku është sot.

“Gjermanishten kam filluar ta mësoj nga emisioni “Alles Gute” që transmetohej në televizionin shqiptar. Atë gjysmë ore që ishte emisioni nuk guxonte njeri të me tërhiqte vëmendjen. Pastaj më ka ndihmuar akoma më shumë një metodë që ma solli miku i tim eti. E kam mësuar fillimisht në mënyrë autodidakte, me ato mënyrat që më gjendeshin e që i përmenda, por fatmirësisht pak më vonë, u hap një kurs në Berat nga dikush që kishte jetuar në Gjermani. Sigurisht që u regjistrova menjëherë. Aty bëra dy nivelet e para, mandej mësova se Ambasada Gjermane në Tiranë kërkonte persona që njihnin gjuhën gjermane. Aty u testonim për njohuritë dhe fitova. Ishte një marrëveshje që Zyra e Punës sonë kishte bërë me atë gjermane dhe si fillim më doli punë tek Mc Donalds. Aty punova për tre muaj, dhe më pas gjeta një tjetër punë në një familje gjermane si Babysitter”.

entela1Për dhjetë vite Entela Remanica pati një përvojë edhe më të mirë në shtetin gjerman, duke mësuar me zhdërvjelltësi tashmë gjuhën. Kjo eksperiencë në Gjermani e bëri atë, që në vitin 2012 të ngrinte në Tiranë qendrën e gjuhës gjermane, Intermedia, me një staf të kualifikuar, ku përcillte tashmë si një profesioniste gjuhën gjermane. “Kjo alternativë më ndihmoi më pas të ngrija një agjenci punësimi bashkë me miken time më të ngushtë, e cila jeton në Berlin. Ajo bën kontaktin me punëdhënësin atje në Gjermani. Është konceptuar që ajo të ndihmojë personat që shkojnë në Gjermani, që nga orientimi, punësimi dhe vendstrehimi. Por të kthehem edhe njëherë, në Intermedia vijnë për të mësuar gjuhën persona me profesione të ndryshme. Përveç mjekësisë, e cila është shumë e kërkuar momentalisht në Gjermani, kam hapur kurse edhe për profesione të tjera, si: IT, inxhinierë, si dhe zanatet e elektricistit, hidraulikut, etj.”

Më shumë për Intermedian

entela2Aktualisht në Intermedia zhvillohen 10 kurse pasdite dhe 3 kurse paradite. Kryesisht janë të rinj, por ka edhe më në moshë, siç janë mjekët specialistë. Suksesi i saj më i madh është mësimdhënia. “E adhuroj gjermanishten. Edhe kur jap mësim, e përcjell dashurinë që kam për këtë gjuhë. Është një art më vete për mua”, thotë drejtuesja e Intermedia. Ajo na tregon edhe një sekret të vogël.

“Që ta mësosh shumë mirë gjermanishten duhet të paktën një vit e gjysmë. Kam gati tri vite që jap mësim edhe gjermanishten profesionale për mjekë dhe ndihmësmjekë. Duhet të flasësh në ‘gjuhën’ e tyre. Gjermanishtja ka shumë fjalë të gjata, togfjalësha…”, na tregon Entela, duke shtuar se ka një qëllim afatshkurtër që i ka vendosur Intermedias dhe vetes: “Shpresoj të fus shumë shpejt dhe provimin e gjuhës gjermane që të njihet si certifikatë TELC me qendër në Frankfurt. Kjo certifikatë njihet më pas në të gjithë botën dhe është e pëlqyeshme për profesionet”.

Adresa: Rr. “Muhamet Gjollesha”, Pallati 11-katësh, nr. 36, Kulla 1, Kati 7, Ap. 46, Tiranë-Shqipëri Cel: 069 309 8974; E-mail: [email protected] www.intermediaberlin.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top