Mirëqenie

September 13, 2018 | 14:31

Dr.Nertila Derveni: Dhëmbë të shëndetshëm, burim lumturie!

Një buzëqeshje thotë sa mijëra fjalë. Kjo është vlera që në punën e mjekut stomatolog, shërbimi, profesionalizmi dhe motivimi nga pacienti, janë shpërblimi i merituar. Për Dr.Nertila Derveni, një buzëqeshje e bukur, e reflektuar nga dhëmbë të bardhë, të kuruar, është padyshim prezantimi dinjitoz për çdo njeri. E ndërsa burimet e informacionit janë rritur, sipas saj, kjo ka çuar në ndërgjegjësimin e pacientëve për rëndësinë e kujdesit oral. Kjo është dhe arsyeja që estetika në stomatologji ka avancuar kaq shumë.

nertila

Si ndiheni deri tani që jepni kontributin tuaj në stomatologji?

Stomatologjia është një profesion fisnik dhe shumë i dashur për mua! Zgjedhja për t’ju përkushtuar kësaj dege të mjekësisë, ka qenë dëshirë e hershme e imja dhe e familjes time, sidomos mamit dhe dajës, të cilët më kanë mbështetur shumë, dhe për këtë u jam mirënjohëse pafund! Stomatologjia për mua është një profesion me anë të së cilës, etja për dije s’ka fund, rezultatet e së cilës të çojnë në suksese në punë dhe gjithçka pasqyrohet me buzëqeshjen e pacientit. Vlerësimet e pacientit janë fryti më i bukur dhe motivim për mua! Para katër vitesh ndërmora hapin për të hapur klinikën dentare private “New Dental”. Kur punon në një aktivitet tëndin, ke mundësi për të aplikuar të gjitha risitë, dhe ky fakt më jep kënaqësi pafund. Stomatologjia, zgjerohet çdo ditë e më shumë me specialitetet e saj, dhe si e tillë, duhet të jesh koherent me edukimin në vazhdimësi. Për këtë, një mjek stomatolog nuk mund të quhet asnjëherë i plotësuar, por gjithmonë duhet të studiojë.

nertila1

Sa pasion duhet gjithashtu për të realizuar punë të kënaqshme?

Pasioni i madh që kam për stomatologjinë më ka bërë që të mos i ndalem asnjëherë. Vazhdoj të ndjek me shumë dëshirë trajnime dhe kualifikime pasuniversitare vetëm për të ofruar shërbime me standarde dhe kualitete të larta në klinikën dentare “New Dental”. Risitë në fushën e stomatologjisë janë sfidat e mia më të mëdha me veten për t’i realizuar në klinikë. Pasioni i madh për profesionin më bën që ndonjëherë të punoj me orë të zgjatura me procedura të vështira, pa u ndalur asnjë çast, vetëm për të arritur në procedura të suksesshme dhe pacientë të lumtur me buzëqeshjen e tyre.

Cilat janë vështirësitë e fushës dhe si i kapërceni ato?

Vështirësitë profesionale ndeshen shpesh në punën tonë, por menaxhohen më lehtë kur ke një përvojë disavjeçare.

Buzëqeshja është paraqitja e parë për çdokënd prej nesh. Sa rëndësi merr ajo në punën tuaj?

Buzëqeshja është çelësi i suksesit në jetë. Ajo është burim lumturie! Një buzëqeshje e bukur, e reflektuar nga dhëmbë të bardhë, të kuruar, është padyshim prezantim dinjitoz për çdo njeri. Burimet e informacionit për pacientët janë rritur, duke çuar në ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë e saj si dhe të kujdesit oral. Kjo është dhe arsyeja që estetika në stomatologji ka avancuar kaq shumë. Na paraqiten çdo ditë raste në të cilat pacientët dëshirojnë të rikthejnë buzëqeshjen e tyre, duke kërkuar fasetat E-max, të cilat nuk dëmtojnë strukturën e dhëmbit, duke i dhënë një pamje krejtësisht të re dhe natyrale pacientit.

Cilat janë problematikat ku duhet ndërhyrë?

Problematikat janë të larmishme. Te fëmijët që në moshat e hershme vihen re dhëmbë qumështi të kariuara dhe keqrreshtime. Te moshat më madhore vihen re shumë dhëmbë të infektuar ose probleme të theksuara me gingivitet (mishrat e dhëmbëve). Te moshat e treta vihen re shumë mungesa të dhëmbëve dhe paradontoza (lëvizshmëri të dhëmbëve). Pacientet mundohemi t’i informojmë, duke i propozuar preventimin e kariesit, fluorizimin si dhe kujdesin për një higjiene orale sa më të kujdesshme, duke përdorur furçën e duhur, fillin dentar, koluktoret si dhe furçat interdentale, kur kanë aparate ortodoncie.

Cilat shërbime ofroni dhe sa rëndësi ka teknologjia?

Klinika Dentare “New Dental” ofron të gjitha shërbimet dentare që lidhen me shëndetin oral, duke filluar nga Stomatologjia Estetike (Fasetat E-Max, Zbardhje Profesionale etj), Kirurgji Orale të dhëmbëve dhe të nofullës (esktraksione), Implantologji, (dhëmbë më mbjellje), Endodonci ( trajtime të kanaleve të dhëmbëve), Pedodonti (Stomatologji e fëmijëve), Ortodonci (Drejtimi i dhëmbëve), dhe së fundmi Estetike Faciale (Fillerat e fytyrës, botokset, mesoterapia etj). Veçori e klinikës dentare “New Dental” është sepse secili specialist kryen trajtimet në të cilat është i specializuar, duke përdorur materiale cilësore, për të ofruar shërbime me një kualitet të lartë. Teknologjia po përparon çdo ditë dhe sfidat më të mëdha janë përditësimi i pajisjeve sa më moderne, teknologjike në klinikë si dhe laboratorike, duke arritur kështu një punë shumë profesionale në klinikë. Shërbimet që ofrohen janë të kualifikuara, me cilësi maksimale në kohë dhe kosto të arsyeshme, duke ndjekur me rigorozitet rregullat e higjienizimit dhe sterilitetit.

Adresa: Fushë-Krujë, qendër, kati 2 pranë pallatit Hark. Cel: 0696063063 Instagram: klinikadentare.newdental

Fb: Klinika Dentare New Dental

Website: www.new-dental.al

Email: [email protected]

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top