Këshilla & Arsye

February 6, 2018 | 10:10

Arsyet pse nuk duhet t’i tundni fëmijët për t’i vënë në gjumë

Edhe nëse tundja është mënyra e vetme që fëmijën tuaj ta zërë gjumi, ajo duhet shmangur për të siguruar një gjumë të rehatshëm për fëmijën.

Tundjet në krahë, krevat apo karrocë mund të qetësojnë të qarat e fëmijës në moment, por nuk i lejojnë ata të pushojnë siç kanë nevojë.

Mund të jetë zgjidhje momentale, por nuk është e duhura

Tekat, të qarat e llastimet e fëmijëve, shpesh ndikojnë që prindërit të jenë të pasigurtë e të provojnë çdo mënyrë për t’i vënë në gjumë dhe kjo mund të çojë drejt mënyrave të gabuara. Tundja e fëmijës gjatë vënies në gjumë nuk lejon që fëmija të bjerë në gjumë të thellë, për këtë arsye nuk do të relaksohet sa ka nevojë. Marc Weissbluth është një pediatër amerikan dhe autor i disa librave mbi gjumin e fëmijëve. Ai e krahason këtë mënyrë të vënies në gjumë me gjumin e një të rrituri në avion. Nga ana tjetër, nëse fëmija mësohet në këtë formë, nuk do të flejë në asnjë mënyrë tjetër dhe kjo mund të bëhet shqetësuese, gati e pamundur për prindin.

I vetmi rast kur këshillohet tundja

Nga ana tjetër pediatri këshillon që fëmija të tundet, vetëm pasi i ka dalë gjumi i shqetësuar. Atëherë tundja do të shërbejë që fëmija të qetësohet dhe të bëjë një gjumë cilësor.

Vendosini regjim të rregullt fëmijës

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që fëmijët të kenë një regjim të rregullt gjumi që përfshin orar të njëjtë çdo ditë, ambient relaksues në dhomën e gjumit pa praninë e televizorit, celularit apo pajisjeve të tjera teknologjike.

Burimi / /www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top