Lifestyle

July 4, 2018 | 13:36

Mesazh pozitiv, shikoni çfarë bëjnë tifozët japonezë pas ndeshjeve Rusi 2018

Skuadra e Japonisë u la të gjithëve një shije të mirë në fushën e lojës edhe pse u mund nga Belgjika. Por edhe jashtë fushe ajo ka lënë një shije të mirë. Edhe pse mund të kenë qenë shumë të zhgënjyer nga përmbysja e rezultatit, nga 2-0, në 2-3 për Belgjikën, lojtarët e Japonisë sërish vendosën ta rregullonin vetë dhomën e tyre të zhveshjes.

Madje pasi u larguan ata lanë një shënim në rusisht, në të cilin shkruhej “Faleminderit”, një foto që është bërë virale në internet.

Kjo sjelle nuk është e re për japonezët, pasi tifozët e tyre në çdo stadium që shkonin për të mbështetur skuadrën e zemrës, pastronin çdo gjë në anën e tyre të stadiumit duke u bërë shembull për të tjerët, këtë gjë e kanë bërë edhe ditën kur ata ishin të pikëlluar, pasi skuadra e tyre u përjashtua nga mundësia për të fituar kupën e botës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top