Këshilla & Arsye

January 12, 2021 | 8:57

Arti dhe e pavetëdijshmja: Një rast studimor semiotik i procesit të pikturës

Përshtati Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Asta Sutton, artistja dhe studiuesja e artit, “Pavetëdijes në veprat artistike”, pikturës, prezanton një model shkencor interpretimi për të kuptuarit e “përmbajtjes së pavetëdijshme” në veprat artistike, pikturë, si dhe për të gjetur teknikat e pikturës për të “zhbllokuar” mendjen e pavetëdijshme duke e “lënë të lirë” që ajo të shprehet përmes veprave artistike.  Dëshira për të “kuptuar” një vepër arti, pikturë është e të gjithë dashamirësve dhe studiuesve të artit.

Modeli i Sutton ka argumente shkencore. Ajo përdor metodat empirike dhe studimet semiotike, gjuhësore të Carls Sanders Pierce, imagjinatën aktive të Carl Jungut dhe Metodat e protokollit verbal (VPM), për të dalë me përfundime të sakta për domethëniet e pikturës. 

Asta Sutton

Asta Sutton

Kjo tezë e Sutton arrihet nëpërmjet:

1.Procesit eksperimental të pikturës që ajo “sajoi” për këtë studim. 

2.Përdorimi i teorisë së Sigmund Freud për të përcjellë këtë kërkim në “mendjen e pavetëdijshme.

3.Një metodë kërkimore u krijua për të sjellë teoritë e Peirce në përputhje me metodën e amplifikimit ose përforcimit të Carl Jung. 

4.Studimi i semiotik:  “Pragmatizmi i Peirce”.“Projektimi ose dizajnimi i të menduarit, si një burim dytësor”. 

5.Tri mënyrat studimit të realitetit të Carl Sanders Peirce.

6.Vetëinterpretimet intuitive të interpretuesve shpesh ndërlidhen mirë me të dhënat më objektive. 

 7.Teoria e Peirce ofron një strukturë logjike dhe produktive për afrimin e një larmie shenjash dhe arritjen e një shumësie interpretimesh.

8.Imagjinata aktive e Carl Jungut 

9.Fenomenet e pavetëdijshme u trajtuan në të dy nivelet teorike dhe empirike.

10.Përdorimin e një teknike që quhet:  “Metoda e protokollit verbal” (VPM), e cila nxjerr të dhëna shtesë jo domosdoshmërisht të dukshme në veprën përfundimtare të arti.

11.Narrativa të tilla mund të zbulojnë më shumë rreth pikturës sesa mund të përcjellë vetë vepra e përfunduar e artit

12.Metodologjia e interpretimeve përbën një model të përshtatshëm për t’u ndjekur nga artistë dhe edukatorë të tjerë të artit. 

 

***

Studim rasti: Procesi semiotik, gjuhësor i pikturës

Ky tezë është një përpjekje për të hartuar një model interpretimi për të kuptuarit e “përmbajtjes së pavetëdijshme” në veprat artistike, pikturë, vizatim, si dhe për të gjetur teknikat e pikturës për të liruar ose “zhbllokuar” mendjen e pavetëdijshme, pavetëdijen e individit, duke e “lënë të lirë” që ajo të shprehet përmes veprave artistike. 

 

Për dallimet psikologjike që nuk janë drejtuar nga Carl Jung, teoritë e Sigmund Freud janë përdorur për të përcjellë këtë kërkim në “mendjen e pavetëdijshme”. Një metodë kërkimore u krijua për të sjellë teoritë e Peirce në përputhje me metodën e amplifikimit ose përforcimit të Carl Jung.  Meqenëse teoritë e Peirce-it janë sfiduese për t’u lexuar, për të shmangur keqinterpretimin,  Asta Sutton përdori librin e Phyllis Chiasson, 2001, “Pragmatizmi i Peirce”.“Projektimi ose dizajnimi i të menduarit, si një burim dytësor”. 

Tri mënyrat e realitetit të Carl Sanders Peirce , e para (firstness), e dyta (secondness), dhe e treta (thirdness), u përdorën për të interpretuar veprat e artit. 

Ky realitet në tre mënyra lejon interpretuesit të reflektojnë mbi ndjenjat e tyre subjektive dhe më pas t’i krahasojnë ato me të dhënat e mbledhura. Vetëinterpretimet intuitive të interpretuesve shpesh ndërlidhen mirë me të dhënat më objektive. 

Në këtë qasje të interpretimit, vepra e artit shihet si një shenjë, në kuptimin Jungian si dhe në ate Peircean, dhe interpretimi kërkon të zbulojë objektet e një shenje, ikonën, indeksin dhe simbolin. 

Për më tepër, objektet janë studiuar në kombinim me përcaktimin e Peirce të elementeve të karakterit të shenjës, sinjalit, kualifikimit (qualisign)  dhe ligjevënësit  (legisign). 

Salvador Dalí (1904–1989) “Assumpta Corpuscularia Lapislazulina”

Salvador Dalí (1904–1989) “Assumpta Corpuscularia Lapislazulina”

Teoria e Peirce ofron një strukturë logjike dhe produktive për afrimin e një larmie shenjash dhe arritjen e një shumësie interpretimesh. Teoritë Jungiane ngulitën në mendje një perspektivë të kombinuar psikologjike dhe artistike për interpretimin e veprave artistike. Metoda e amplifikimit e Jungut është një përpjekje për të sjellë një simbol në jetë dhe përdoret si teknikë për të zbuluar , përmes kërkimit të paraleleve, një kontekst të mundshëm për çdo përmbajtje të pavetëdijshme që mund të ketë një imazh. Në amplifikim, një fjalë ose element, nga një fantazi, ëndërr, ose, në këtë studim, vepra arti  shoqërohet, përmes përdorimit të asaj që Jung e quajti imagjinatë aktive, me një kontekst tjetër ku vepra e artit ndodh, zhvillohet. Duhet të mbahet mend se imazhet e pavetëdijshme në veprat artistike nuk shpërfaqen lehtë për interpretim. 

Një mënyrë për të interpretuar imazhe ndoshta të pandërgjegjshme është që interpretuesi të bëhet i prekshëm duke përdorur mendjen e tij ose të saj të pavetëdijshme për të interpretuar një vepër arti, p.sh. përdorimi i imagjinatës aktive mund të mundësojë një përvojë subjektive të veprës artistike nga ana e interpretuesit, i cili në këtë mënyrë mund të zbulojë përmbajtje të pavetëdijshme. 

Për më tepër, në këtë studim, teoria e arketipeve të Jungut është përdorur paralelisht me teoritë e Peirce dhe Jung për shenjën, për të sqaruar imazhet e një vepre arti duke i lidhur ato me arketipe kolektive të pavetëdijshme. 

Autorja u mbështet tek Libri i Simboleve: “Reflektime mbi Imazhet Arketipiale (Ronnberg dhe Martin 2010)” si burimi kryesor për interpretimin e elementeve të mundshme të pavetëdijshme në veprat e artit. 

Kjo qasje është veçanërisht e fuqishme kur artistët interpretojnë veprat e tyre artistike, ndoshta duke çuar në një zbulim nxitës të vetvetes ndërsa rishikojnë “përplasjet” e kaluara, pjesët më interesante personale dhe pjesë të tjera të përmbajtjes së pavetëdijshme që mund të zbulojnë domethënie të panjohura më parë të rëndësishme për jetën e tyre. Duke krahasuar arketipet me përmbajtjen e pavetëdijshme në jetën e tyre, njerëzit mund të zbulojnë veten e tyre. 

Fenomenet e pavetëdijshme u trajtuan në të dy nivelet teorike dhe empirike. Gjatë testit u përdorën metoda dhe ide të ndryshme për të stimuluar mendimin e pavetëdijshëm të autorit gjatë kryerjes së analizave të veprave artistike të tre pikturave: Piktura e piktorit surrealist Salvador Dalí (1904–1989) “Assumpta Corpuscularia Lapislazulina”; Piktura e piktorit ekspresionist abstrakt Jackson Pollock (1912-1956) “The Deep”; dhe një pikturë nga vetë autorja, dhe për të cilën procesi i pikturimit regjistrohet në video. (www.astagallery.com/academic.html). 

Jackson Pollock (1912-1956) “The Deep”

Jackson Pollock (1912-1956) “The Deep”

Në lidhje me pikturën e tretë të interpretuar, autorja është subjekti i studimit, dhe prodhimi i saj artistik përdoret si një mundësi për të eksploruar “mendjen e pavetëdijshme”. Gjatë aktit të piktures bëhet një përpjekje për të “liruar” mendimin e pavetëdijshëm duke shkrirë metodat e Dalí dhe Pollock, si dhe duke testuar shumë metoda të tjera. Prodhimi artistik i autores ishte i bashkuar me përdorimin e një teknike që quhet:  “Metoda e protokollit verbal”, e cila nxjerr të dhëna shtesë jo domosdoshmërisht të dukshme në veprën përfundimtare të arti. Kjo metodë shpalos njohuritë e heshtura të artistit, të cilat në rrethana normale qëndrojnë të heshtura. 

Në “Metodën e protokollit verbal”, autorja, ndërsa merret me aktin e pikturës, flet me zë të lartë rrjedhën e vetëdijes që shoqëron dhe drejton veprimtarinë e krijimit të artit, monologu i regjistruar dhe i transkriptuar nga prodhimi artistik është përkthyer në titra në Finlandisht dhe Anglisht. Kjo teknikë e të menduarit dhe shprehurait me zë të lartë lejon një person të bëhet më i vetëdijshëm për veten dhe të krijojë më shumë zgjidhje ndërsa “lufton” me problemet e shfaqura artistike. Narrativa të tilla mund të zbulojnë më shumë rreth pikturës sesa mund të përcjellë vetë vepra e përfunduar e artit. Së bashku me pikturën e përfunduar të artistit dhe materialin e regjistruar me video, interpretohen rrëfimet e prodhuara gjatë pikturimit. Për më tepër, zbulimet që vijnë nga interpretimi i autores për punën e saj artistike janë të ndërlidhura me disa nga hulumtimet më të fundit mbi pavetëdijen. Ky studim i lejon lexuesit dhe shikuesit një vështrim intim në përvojën subjektive të pikturës së autorit dhe demonstron pjesëmarrjen e pavetëdijes në krijimin e një vepre arti. Metodologjia e interpretimeve përbën një model interpretimi të përshtatshëm për t’u ndjekur nga artistë dhe edukatorë të tjerë të artit. 

 

Bibliografia:

Nga Asta Sutton: “Art and the unconscious : a semiotic case study of the painting process” Core 2014.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top