Në fokus

August 22, 2018 | 9:42

Askush nuk është i detyruar të kënaqë këdo, por respekti është themelor!

Duket se bota po harron një rregull themelor të të jetuarit në shoqëri: respektin. Ju nuk mund të qëndroni në harmoni në asnjë mjedis, nëse nuk respektoni dallimet e besimit, fesë, mendimit apo diçkaje tjetër. Ne nuk do të jemi në gjendje t’i kënaqim të gjithë në këtë jetë, por respekti i ndërsjellë është një detyrë për të gjithë.

Mjafton vetëm të analizoni komentet që përmbytin postimet e diskutueshme të rrjeteve sociale për të kuptuar se dallimet refuzohen, nëpërmjet krimeve dhe agresioneve të qarta. Ka shumë njerëz që nuk mund të tolerojnë të kundërshtohen. Dhe kështu ata i dënojnë të gjithë ata që thjeshtë ekspozojnë një pikëpamje të mendimit ndryshe dhe veprojnë në një mënyrë antagoniste ndaj asaj që pronarët e së vërtetës paraqesin si më të përshtatshme dhe të sakta.

Ç’është më e keqja dhe që duhet të theksohet është se në shumicën e rasteve kjo mënyrë e dhunshme të foluri që përdoret kundër mendimeve ndryshe nuk ka asnjë minimum argumenti, pasi ato nuk kanë një bazë koherente.

Pak duket se janë të vetëdijshëm se lumturia është ajo ku nuk duhet ndërhyrë. Nëse dikush kërkon lumturi pa dëmtuar askënd, duhet të heqë dorë dhe të vazhdoj me jetën e vet. Ka shumë njerëz që nuk janë të punësuar në këtë botë; nuk ka asnjë arsye që shumë të tjerë të ndihen të parehatshëm me ata që nuk punojnë, por që jetojnë në mënyrën që ata e konsiderojnë të përshtatshme. Nuk ka asnjë arsye për askënd të shqetësohet për mënyrën se si të tjerët vishen, se si e duan njëri-tjetrin.

Askush nuk është i detyruar të kënaqë këdo, por respekti është themelor!

Nëse dikush sheh lumturinë e tij dhe është i sigurt për bindjet e tij, toleranca do të ishte një pasojë e natyrshme, sepse ata që janë të lumtur nuk kanë kohë për të ngacmuar të tjerët. Ne nuk do t’i pëlqejmë të gjithë njerëzit, as nuk do të jemi dakord me të gjitha mendimet, por respekti për të tjerët do të jetë gjithmonë detyra jonë. Sepse në rast të kundërt ky cikël dhune dhe agresioni nuk do të përfundojë kurrë.

 

Përgatiti: Brikela Daci |  Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top