Posta

July 31, 2018 | 10:22

POSTA / Me të kam siguri, me tjetrin pasion… Çfarë të bëj? Kur një takim na zgjon nga trishtimi

“Emri im është Marta, unë jam 38 vjeçe dhe nuk di se si ta ndaloj vorbullën në të cilën u zhyta dhe që rrezikon të më gëlltisë. I dashuri im quhet Maksim, jemi të dashuruar prej 3 vitesh. Pranë meje kam Vinçenzon, një njeri i mirë, i durueshëm, i qetë, një baba i mrekullueshëm, por vetëm pak vite para se të lindte djali ynë, ai e ndali përkushtimin ndaj jetës që kishim ndërtuar së bashku, dhe unë, si në klishetë më klasike, gjeta një njeri të çmendur, të pasionuar dhe në gjendje të zgjojë emocionet brenda meje. 

Gjëja më e çuditshme që them me vete është se, duhet të ndihem fajtore sepse po mashtroj, por në të vërtetë nuk e ndiej si tradhti, pasi në fakt po dëgjoj ndjenjën time më të thellë. U dorëzova tek ai për atë pjesë që ishte lënë pas dore dhe që e mbajta kaq gjatë të fshehtë.

Duhet të jem e mirë, të studioj, të punoj dhe të gjej një njeri të mirë. Kështu bëra, por ajo që unë me të vërtetë doja, ishte të ikja nga çdo gjë dhe të gjeja paqe me veten. Vinçenzo ishte pranë një Marte të vështirë, gjithmonë të trishtuar dhe me nerva, por pavarësisht kësaj, më dha dashuri, mirëkuptim dhe mbështetje. Por pastaj u shfaq Maksimi dhe pyeta veten se si u gjenda këtu dhe mbi të gjitha e lumtur?!

Po, sepse edhe nëse vorbulla në të cilën kam shkuar është e rrezikshme, është ajo që kam kërkuar, çka më bën të ndihem gjallë. E dua djalin tim, vetëm për atë ndihem fajtore, por me Maksimin kam provuar për herë të parë pasionin e vërtetë, dëshirën e pastër. Por vetëm atëherë shpëtoj, dhe kthehem në qetësinë time të dashur në të cilën fle… duke pritur takimin e ardhshëm të çmendurisë.

Si mund ta ndaloj gjithë këtë?”

Kur një takim na zgjon nga trishtimi

Rolet sociale, detyrat, presionet e të tjerëve, besimet e gabuara… Shpesh në jetë ne e lejojmë veten të udhëhiqet nga rrethanat e jashtme, pritjet dhe mendimet racionale dhe përfundimisht të gjendemi të frustruar, të trishtuar dhe të pakënaqur pa e kuptuar arsyen: duke humbur shikimin e brendshmërisë sonë. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Martën, e cila, duke mbytur dëshirat e saj të vërteta, i kushtoi vëmendje studimit, gjeti një punë për të përkrahur familjen dhe u martua me Vincenzo, djali klasik i mirë me të cilin ajo ka një djalë. Mund të duket si një situatë ideale: ajo ka një punë dhe është martuar me një njeri të mirë, të durueshëm dhe të qetë, i cili është gjithashtu një baba i shkëlqyer. Në të vërtetë, kjo nuk është jeta e saj e përsosur: ajo ka dashur pak më shumë çmenduri, ndjeshmëri dhe pasion e cila që nga mosha e vogël i është mohuar dhe tashmë është zhdukur plotësisht, pasi marrëdhënia me bashkëshortin e saj ka hyrë në një krizë. Këtu vjen një vorbull nga e cila mund të rrëmbehemi: Massimo. Ky njeri, i cili bëhet dashnor i saj, duket i kundërti i Vincenzos: i çmendur dhe i pasionuar, ai arrin të zgjojë dëshirën te Marta, e cila ndihet kaq e rilindur.

Ndjenjat e fajit vijnë edhe tek i dashuri … për djalin!

Ndërsa në njërën anë, në sajë të Massimo, Marta ndihet përsëri gjallë, nga ana tjetër “rregullat martesore” e çojnë atë të mendojë për lënien e marrëdhënies së saj klandestine. ‘Ndihet pak fajtore, sidomos ndaj fëmijës’. Me Massimo, në fakt, ndoshta për herë të parë ka dëgjuar një pjesë të vetes të cilën e ka mbytur dhe harruar për një kohë të gjatë. Ai ishte në gjendje të riaktivizonte feminitetin e saj, pasionin dhe ndjeshmërinë duke ushqyer kështu atë pjesë budallallëku, që të gjithë e kemi dhe pa të cilën jeta bëhet e rëndë, monotone dhe e mërzitshme. Erosi shkoi për të vizituar Martët dhe ripërkëdheli jetën e saj. Meqenëse ajo ka qenë një vajzë e mirë, duke mbytur anën e saj të egër dhe duke frustruar dëshirat e saj, shpirti i saj, të cilit nuk i pëlqen të jetë i burgosur dhe madje edhe më pak i detyruar, e ka bërë të trishtuar dhe apatike deri në takimin me Massimon , i cili “i hoqi” maskën e saj të jashtme.

Nuk është vetëm çështje e burrave: duhet të rizbulojmë thelbin

Dikush mund të pyesë se cila është gjëja më e mirë për Martën, nëse i jep fund marrëdhënies së saj pasionante jashtëmartesore, e cila e bën atë të ndihet gjallë, por edhe fajtore, por plot me siguri, në të cilën ajo kthehet vazhdimisht për të gjetur strehim. Por pyetja nuk është kjo. Megjithëse mund të jetë e habitshme, nuk është çështje e zgjedhjes midis Massimos dhe Vincenzos, por duke pranuar se një pjesë e Martës kërkon siguri dhe stabilitet, por kjo nuk mjafton për të qenë e lumtur: gjithashtu duhet të shprehë dhe të jetojë çmendurin pasionin që ka rizbuluar përmes Vincenzos. Vetëm duke njohur, pranuar dhe integruar këto dy aspekte, Marta mund të rizbulojë mirëqenien e saj dhe të jetojë sipas thelbit të saj të vërtetë.

 

Burimi / riza.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top