FB

December 17, 2022 | 9:45

Avokat Halil Hoxha: Sistemi Informativ Shengen, ka diçka që duhet të dimë se përse na shërben në rast lëvizjeje të lirë

 

Gjithçka lindi në vitin 1985, ku pas dy luftërave shkatërruese botërore u pa e nevojshme dhe e domosdoshme për rimëkëmbjen e ekonomisë, krijimi i një zone pa kufij të brendshëm, duke u fokusuar kryesisht në qarkullimin e lirë të mallrave. Ndaj më 14 qershor të 1985 në Luksemburg, në një vend të vogël të quajtur Shengen, shtetet si Belgjika, Franca, Gjermania dhe Luksemburgu firmosën një marrëveshje të pakthyeshme, të quajtur “Marrëveshja e Shengenit”. Kjo marrëveshje filloi të aplikohej vetëm pas 5 vjetësh,duke u bërë sot pjesë e trupit të së Drejtës së Bashkimit Europian (“Schengen acquis”).

avokat

Aktualisht, zona Shengen është e përbërë nga 26 vende europiane, nga të cilat 22 shtetet anëtare të BE: Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Estonia, Greqia, Spanja, Franca, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Holanda, Austria, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia, Finlanda dhe Suedia, së bashku me Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Normalisht që krijimi i një zone pa kufij të brendshëm, mbart në vetvete dhe riskun e rritjes së kriminalitetit, ndaj u pa e domosdoshme që krahas dispozitave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave të parashikoheshin dhe të trajtoheshin edhe çështjet e sigurisë së brendshme, nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit policor, autoriteteve doganore dhe autoriteteve të jashtme të kontrollit kufitar, të gjitha shteteve anëtare. Ndaj dhe u krijua një sistem të dhënash, i vlefshëm për të gjithë Europën, SIS (SISTEMI INFORMATIV SHENGEN), i cili përmban informacion për sa i përket objekteve të vjedhura, të humbura (automjete, armë, dokumente identiteti etj), por edhe personat të cilëve u është ndaluar hyrja apo personat e kërkuar nga drejtësia.

Në Sistemin Informativ Shengen janë përcaktuar qartë çfarë të dhënash personale duhet të figurojnë të tilla si: identitetet e personit, karakteristikat fizike, arsyet e regjistrimit në sistem, gjithashtu përshkruhen edhe sinjalizime të tilla si “është i armatosur”, “është i rrezikshëm” etj., por e reja e këtij sistemi janë dhe ilustrimi i fotove dhe gjurmëve të impronteve digjitale.

Pra, sistemi “SIS II” është projektuar për të mbajtur një volum të dhënash të domosdoshme me qëllim, kontrollin (emër, mbiemër, shkronja e parë e emrit të dytë, nofkat, shenjat fizike të veçanta, vendi, etj), ndërsa për personat me urdhër arresti është bazuar mbi shkëmbimin dy palësh midis zyrave të shteteve të ndryshme dhe quhet “SIRENË” (informacion plotësues mbi hyrjen e një territori, e një kombësie).

Mbrojtja e këtyre të dhënave është e garantuar si në aspektin nacional, ashtu edhe më gjerë dhe vetëm një rreth i ngushtë personash mund të hyjnë në sistem dhe vetëm motive sinjalizimi. Përveç organeve të Policisë dhe sidomos ajo e kufirit dhe emigracionit, çdo hyrje dhe veprim tjetër në “SIS II” është i regjistruar për të evituar abuzimin me privatësinë e të dhënave.

E reja e këtij sistemi është përpunimi i shpejtë i shumë të dhënave dhe cilësia e tyre. Megjithatë e reja më kryesore është se mund të përpunohen dhe konsultohen njëkohësisht më shumë se sa një objekt frut i një teknologjie të përparuar moderne, për të forcuar bashkëpunimin midis policive të vendeve të zonës Shengen. Instalimi i këtij sistemi të sofistikuar e të projektuar nga Bashkimi Europian fillimisht ka pasur vështirësi të karakterit teknik, gjë që çoi në vonesa të montimit të këtij sistemi, shpenzimet për të cilin në fund të vitit 2012 kapën shifrën e 168 milionë euro, një shifër e mbuluar nga buxheti i përbashkët i Bashkimit Europian, përfshirë dhe Zvicrën, megjithëse kjo e fundit ka pasur kritika, duke e konsideruar një shpenzim të ekzagjeruar dhe ka ftuar Komisionin Europian për një projekt të studiuar në mënyrë adekuate dhe të drejtë.

“SIS II”duhet dalluar nga Europol dhe Interpol, megjithatë bashkëpunimi në Europol integrohet me Shengen-in, pasi shtetet e Bashkimit Europian janë anëtare me të gjitha efektet në Europol. Zvicra ka marrë pjesë në vitin 2006,mbi bazën e një marrëveshjeje tashmë të nënshkruar.

Europol, e cila e ka qendrën në Aja të Holandës, ka për detyrë kryesore të mbledhë dhe të vlerësojë të dhëna relative në luftën kundër krimit të organizuar. Ajo kontrollon kategori të ndryshme të veprave penale si sektorët e terrorizmit , trafikut të paligjshëm i materialeve nukleare dhe radioaktive, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikim droge.

Bashkëpunëtorët dhe pjesëmarrësit e Europol analizojnë dhe përpunojnë të dhëna relative të krimit të organizuar, duke i transmetuar shërbime të ndryshme policive nacionale. Një drejtues policie që dëshiron të ketë informacion, duhet të kontaktojë me përfaqësuesit nacionalë të vendeve të Europol, i cili duhet të kërkojë të dhënat e kërkuara dhe do japë informacion në lidhje me to. Ndryshe nga “SIS II”, Europoli nuk disponon një sistem të tijin të kërkimit e nuk mund të procedojë me shkëmbim të dhënash në rrugë elektronike. Ndërkohë Interpoli me qendër në Lion të Francës konsiston në promovimin (nxitjen) në nivel botëror të bashkëpunimit midis autoriteteve nacionale të policive. Interpoli sinjalizon informacionin relativ për personat në kërkim, zhvillon hetime mbi krime të përgjithshme dhe analizon evoluimin e kriminalitetit.

Mbi territorin e vendeve anëtare të Marrëveshjes së Shengen-it, njoftimet për kërkimet bëhen në vija të përgjithshme, pak a shumë të njëjtë me ato në “SIS II”.Kjo e fundit përmban një numër të madh të skedave në krahasim me Interpolin dhe e ka të pamundur të shpërndajë kërkim në mënyrë të shpejtë dhe me shumë drejtime të besueshme.

Kontakt

Studio Ligjore

Avokat Halil Hoxha

Cel: +355 69 259 3216

e-mail: [email protected]

 

23

 

Botuar në Revistën Psikologjia Dhjetor Nr. 186 – Viti 2022

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top