Lifestyle

December 27, 2017 | 9:46

Shtëpia ideale për FESTA

Festat e fundvitit kanë nevojë për një ndryshim të efektshëm. Kjo i jep motivim secilit prej anëtarëve të familjes, pse jo një ndjesi të pashlyer për vitet dhe kujtimet që lëmë pas. Për t’i dhënë hapësirës ndryshimin e duhur, nevojitet shkëlqimi.1

Përsosja vjen përmes ndriçimit, efektit që kanë zbukurimet, ngjyrat dhe elementët festivë, që dukshëm na bëjnë të ndihemi pozitivë në pritje të një viti të ri. Detajet që ju propozojmë përçojnë ndjesi. Jepini një zë ndryshe shtëpisë suaj, për të besuar se ndryshimi ka vend për gjallëri e afeksion familjar. Bëjeni ndryshimin nga perdet, mbulesat e kolltukëve dhe të tryezës. Zgjidhni pemën në ngjyrën që i përshtatet ambientit, ngjyrave, mandej mos harroni qirinjtë mbi shandanë. Ata kanë efektin e rëndësishëm mbi tryezën festive.

2Dizenjo perfekte

Delikatesa u shkon shumë për shtat këtyre formave gjeometrike. Shkëlqim i fuqishëm mbi elementë antikë dhe special njëherësh. Bluja e thellë është ngjyra perfekte, ajo që i jep jetë hapësirës përmes kolltukut me tapiceri kadife, simbol fisnikërie i së shkuarës.

 

 

53Veshja murale në përshtatshmëri me ambientin dhe kjo mobilie, i gëzohet traditës dhe elementëve brenda saj. Stilistët theksojnë: “Nëse doni të shtoni dizenjo, bëjeni!”. Stili i perdeve si valë mermeri dhe vargjet e zbukurimit, ndriçuar nga një dritë e varur në formë ylli ndriçues mbi tryezë, i jep hapësirës së ngrënies perfeksionin e merituar. Dyshemeja e zezë, e guximshme, por e lehtë për të kompensuar gjithë të bardhën mbi aksesorët e vendosur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top