FB

April 20, 2024 | 7:16

Bashkëjetesa “perfekte” ndërmjet narcistit dhe personalitetit kufitar

Arsyeja pse këto tipa personaliteti tërhiqen nga njëri-tjetri është se ato magnetizohen. Secili ndihmon tjetrin të luajë dramën e tij individuale, duke plotësuar nevojat e tyre. Në rastin e personalitetit bordeline (kufitar) kur takojnë për herë të parë narcist, shohin gjithçka që nuk janë dhe nuk mund të bëjnë. Ata janë të mahnitur nga vetëbesimi i tyre, pasi e njohin mungesën e tij në jetën e tyre.

Nga Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

Nga Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

Ata zbulojnë se përfshirja me ta vërteton karakterin e tyre, duke rritur vetëvlerësimin e tyre. Kjo u ofron një ndjenjë të plotësisë që ata nuk e kanë përjetuar kurrë më parë në fazat fillestare, duke e hedhur veten ndaj këtij personi, plotësisht në magjepsje për ta.

Nga këndvështrimi i narcisistit, kur takojnë dikë me personalitet kufitar, ata njohin tek ai aftësinë për të përmbushur nevojën e tyre për vërtetim dhe vëmendje të vazhdueshme. Personaliteti kufitar e hedh veten ndaj narcistit aq fort, duke pohuar dhe ripohuar ndjenjën e idealizuar të vetvetes, saqë bëhet shumë e lehtë të përfshihesh në mënyrë romantike. Në thelb, këto dy çrregullime të personalitetit veprojnë si të kundërta polare me njëra-tjetrën ku ngarkesa pozitive dhe negative  tërheqin njëra-tjetrën.

Marrëdhëniet midis njerëzve të diagnostikuar kufitar dhe narcist mund të jenë relativisht të mira në fillim, pasi secili do të vendoset në dinamikë, duke përmbushur me kënaqësi vendosur nevojat e tjetrit. Megjithatë, ekuilibri është aq i saktë sapo një person nuk po merr atë që dëshiron, marrëdhënia bëhet jashtëzakonisht e paqëndrueshme.

personaliteti-kufitar

Narcistët, për nga natyra e tyre, do të kërkojnë doza të mëdha admirimi, të cilat, nëse nuk përmbushen, mund t’i bëjnë ata të kalojnë nga tipi karizmatik i shpëtimtarit në të ftohtë dhe të largët. Këtu aktivizohet makthi më i keq i kufitarit, frika e braktisjes. Më pas shkakton dramën e tyre, duke i bërë që në shumë raste t’i dorëzohen kërkesës fillestare për të mbajtur atë që kanë.

Më pas patneri kufitar do të ndjekë me anë strategjive manipuluese  interesin e tij të dashurisë, i vendosur që ajo mos të dështojë, duke luajtur drejtpërdrejt në dramën e kontrollit të narcistit për të kërkuar vëmendje. Ata shpesh do ta marrin përsëri patnerin e tyre duke filluar proçesin nga e para. Si nje çift këto dy lloje personalitete  përforcojnë botëkuptimon e shtrembëruar të njëri-tjetrit, duke krijuar një cikël abuzimi shumë të varur që mund të vazhdojë për shumë vite në lihet i pazgjidhur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top