FB

November 17, 2021 | 8:55

Beauty Medical Estetic / Zgjidhja e përhershme e hyrjes së thoit në mish dhe problematikave të tjera në lëkurë

Për herë të parë në Shqipëri dhe ekskluzivisht, Beauty Medical Estetic sjell zgjidhjen e përhershme të problemeve të hyrjes së thoit në mish. Teknologjia më e fundit gjermane mundëson që me anën e një proteze, të drejtohet përgjithmonë drejtimi i rritjes së thoit rrënjësisht, duke mos lejuar përsëritjen e problemit. Kjo metodë konkurron metodën e operimit që është praktikuar si metoda më e thjeshtë, duke garantuar zgjidhje të përhershme të problemeve me thonjtë: pa dhimbje, pa krijuar bezdi në veshjen e këpucëve apo çorapeve dhe mbi të gjithave, për një afat kohe relativisht të shkurtër. Besoni në këtë mrekulli!

Gjithashtu pranë klinikës Beauty Medical Estetic ofrohen shërbime si: kurimi i mykut të thonjve, trajtimi i kallove, kurimi i thembrave të çara apo të plasaritura, heqja e lythave. Pranë klinikës do të gjeni gjithashtu zgjidhjen e problematikave të ndryshme që lëkura juaj mund të ketë. Beauty Medical Estetic mundëson produkte speciale për këmbë të cilat vuajnë nga aroma e pakëndshme, produkte specifike për këmbë të ftohta, këmbë të nxehta, këmbë të lodhura nga aktivitetet fizike apo sportive të ndryshme, vajra kurues për estetikën e thonjve, kremra specifikë për këmbët e pacientëve të sëmurë me diabet, produkte për këmbë dhe duar të thata dhe plasaritura, produkt që adreson dhe përmirëson rrudhat e gjunjëve dhe ngjyrën e errët të tij, vaj shërues dhe normalizues i lëkurës së pickuar nga insektet, të krujturat e lëkurës apo të ndonjë plage të saj dhe ndonjë çarje.

Për kujdesin e bukurisë dhe shëndetit tuaj njëkohësisht, Beauty Medical Estetic sjell në Shqipëri produkte gjermane me përbërës natyralë si vajra bimore, ekstrakte farërash bimore dhe shumë përbërës të tjerë të marra nga bimët kuruese. Produktet adresojnë kryesisht trajtimin e lëkurës po njëkohësisht kryen edhe kurimin e saj.

Për hyrjen e thoit në mish  | Thonjtë e futur në mish janë një çrregullim i zakonshëm dhe i dhimbshëm. Për këtë lloj patologjie, metoda që Beauty Medical Estetic aplikon, është metoda gjermane, pa operacion. Vendoset një protezë, në gishtin e të cilit është futur thoi në mish. Ajo mundëson rritjen e shëndetshme dhe të drejtë të thoit nga rrënja deri në vazhdimësi, duke bërë që ky problem të mos përsëritet.

Për mykun e thonjve  | Myku i thonjve (onychomycosis) është patologji e cila shfaqet fillimisht si depigmentim (i bardhë ose i verdhë) apo destrukturim, lokalizuar nën majën e thonjve. Ndërsa infeksioni fungues përparon, myku i thonjve mund të shkaktojë zbardhjen, trashjen dhe thërrmimin e thonjve kryesisht në pjesën e përparme. Me procedurën e trajtimit në Beauty Medical Estetic dhe me produktet specifike për llojin e mykut të cilat doktoresha rekomandon, bëhet i mundur kurimi plotësisht i këtij infeksioni.

Për kallot  | Kallot janë zona të vështira dhe të dhimbshme të lëkurës që shpesh zhvillohen në këmbë si përgjigje ndaj presionit ose fërkimit. Këto shtresa të trasha e të forta të lëkurës së vdekur janë tepër të dhimshme dhe mund të frenojnë aktivitetet tona të përditshme. Kallot mund të zhduken lehtë me kurën dhe procedurën e duhur pranë klinikës Beauty Medical Estetic.

Për thembrat | Thembrat e plasaritura krijohen nga lëkura e thatë dhe shoqërohen me lëkurë të trashë dhe ndonjëherë kallo të verdha ose kafe rreth buzës së thembrës. Në disa raste, gjendja mund të jetë e rëndë nëse çarjet infektohen. Produktet lidhur me këtë problematikë, gjenden në klinikën Beauty Medical Estetic. Aplikimi i kremit specifik për thembrat e çara dhe plasaritjen e tyre bën të mundur rigjenerimin e qelizave të lëkurës në zonën e dëmtuar dhe mbushjen e “kanaleve” apo çarjeve të këtyre pjesëve.

Për lythat | Lythat e zakonshëm janë rritje të vogla të lëkurës me formën e një kokrre që ndodhin më shpesh në gishta, në duar apo në këmbë. Ato shkaktohen nga një virus HPV (virusi human papilloma). Ka rreth 60 lloje të ndryshme HPV. Virusi HPV stimulon rritjen e shpejtë të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Lythat janë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një person direkt. Lythat zakonisht janë të padëmshëm por varësisht nga zonat në të cilat kanë dalë, mund të bëhen edhe burim dhimbjeje apo infeksioni. Në klinikën Beauty Medical Estetic, përdoren produktet specifike të cilat në seancën e pastrimit, bëjnë të mundur heqjen përfundimtare të lythave.

Përdorimi i produkteve bimore për problematika të tjera në lëkurë

Sëmundjet e lëkurës dhe thonjve janë probleme shëndetësore të shumta dhe të ndryshme. Ato prekin të gjitha moshat, nga të sapolindurit deri tek të moshuarit. Në klinikën Beauty Medical Estetic trajtimi i këtyre problematikave bëhet nga produkte me bazë bimore. Ato nuk shkaktojnë alergji apo irritim të lëkurës dhe thonjve. Produktet u adresohen problematikave të tilla si: krem specifik për këmbë të nxehta, këmbë të ftohta, duar të çara dhe të plasaritura, aromën e pakëndshme të këmbëve, për mykun e thonjve dhe lëkurës si dhe produkte bimore për mbarëvajtjen e kallove dhe lythave pas heqjes së tyre.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top