Aktualitet

November 17, 2021 | 13:22

Një engjëll iu shtua parajsës! Por a do të gjejmë dot paqe pas gjithë kësaj? / Qytetarët vërshojnë me komente shpagimi

 

Nga Orjona TRESA

 

Trishtim pa fund. Dhimbje. Keqardhje. Nuk ka fjalë të arsyetojë krimin makabër që tronditi vendin ditën e martë në Grecalli të Fierit. Mateo, 8-vjeçari viktimë e një kurthi monstruoz, nuk do të mund të ndjekë hapin e bashkëmoshatarëve. Një jetë e re e prerë në mes për faj të të gjithëve!

Fatkeqësisht, një ngjarje e paralajmëruar. A mund të ketë qetësi pas kësaj? Duke nisur nga ata gjyqtarë që kaluan në duar vendimin për lirimin e vrasësit të tij, a do të jenë të qetë? A do të reflektojnë për vendimin që morën? Po sedra e shëndoshë për drejtësi që u betuan, ku shkoi? Po ata mjekë të shëndetit mendor që arsyetuan gjendjen e shëndoshë, a do ta bëjnë gjumin të qetë pas krimit të bujshëm ndaj një fëmije vetëm 8 vjeç?

1

Pse kaq dritëshkurtësi në një vend ku problematikat janë të dukshme?

Nuk ka fjalë që mund të shprehin dhimbjen, por kërkohet vetëm mëshirë për një brez fëmijësh që përballen me qenie kafshërore të pamatshme, dhe jo vetëm.

Mëshirë nga Zoti për të mos na sprovuar, sepse mes nesh e kemi humbur mëshirën njerëzore.

Personalitete të vendit dhe figura publike kanë përçuar sot mesazhe elektronike ngushëllimi, për engjëllin tetëvjeçar, duke kërkuar më shumë përgjegjësi ndaj organeve që nuk duan t’i dëgjojnë kambanat vdekjeprurëse.

Të shumta kanë qenë mesazhet e qytetarëve që kanë komentuar, në formë shpagimi ndaj bërthamës së shoqërisë sot. Mes fjalëve të tyre theksohet ndër të tjera nevoja thelbësore për edukim, investimi në shëndetin mendor, mbajtja e përgjegjësive morale dhe institucionale si dhe rikthimin e ligjit për dënimin me vdekje.

1

Komentet

Duhet një rithemelim i shoqërisë, duke investuar në shëndetin mendor, me ngjarjet e fundit shumë e domosdoshme.

***

Kur do fillojë shteti të pastrojë shoqërinë e kalbur. Ai ligji me vdekje për këdo që abuzon me fëmijët?!

***

Më vjen keq që më duhet të përdor fjalë të tilla që nuk kanë lidhje me ngushëllimin e znj.Ministre, po ky është shembulli tipik i mosfunksionimit të sistemit arsimor këtu në Shqipëri! Psikologët nëpër shkolla i ke tërë ditën kafeve ose klasave, duke bërë muhabet me mësueset, e nuk merren fare me detyrën që u është dhënë! Nëse ato do bënin detyrën siç e bëjnë shoqet e tyre në çdo vend të Europës, më beso se sot s’do ishe as ti duke ngushëlluar nëpër Facebook! Merrni përgjegjësitë që ju takojnë, sepse shkolla që dikur ishte një institucion edukimi, tani është bërë një ndërtesë ku bëhet çdo gjë, po mësim normal jo!

****

U prehtë në paqe dhe patjetër përbindëshi të përballet me dënimin kapital.

***

Të justifikohesh që shoqëritë e tjera i kanë këto monstra në gjirin e tyre dhe ne s’kemi çtë bëjmë, është monstruoze. Kush ka fëmijë dhe dëgjon këtë justifikim, ndihet jo vetëm i pasigurt të jetojë dhe të rrisë fëmijë ë këtë vend, por sheh një pazotësi totale të sistemit për të përballuar situata të tilla ekstreme. Shoqërisë shqiptare i duhet një riformim nga e para. Është komplet e trishtueshme të jetosh në këtë vend ku nuk funksionon asgjë.

***

Kjo është një ngjarje e pazakontë dhe meriton dënim të pazakontë. Ngjarje të tilla nëse dënohen me vdekje jo vetëm e frenojnë krimin ndaj fëmijëve, por dhe shumë e shumë krime të mundshme!

Kushdo para këtij akti barbar horror duhet të mendojë pak më thellë sikur ai fëmijë të ishte i tij! Nëse para çdo ligji, para çdo vendimi shikon sytë e fëmijët së tij, e sigurt që do të japë vendime të sakta dhe shumë të drejta!

Të veprojë ligji me gjithë forcën ndaj gjyqtarit që e ka lënë të lirë në gjykimin e parë dhe ndaj këtij monstre.

***

Këta njerëz duhet të marrin dënimin e merituar: Varje ose të Vriten. Me të njëjtën mënyrë siç vrasin, ta provojnë dhimbjen në trupin e tyre, të mësojnë çdo të thotë të vrasësh të pafajshëm.

***

Hapja e spitaleve psikiatrike, ndjekja e të sëmurëve mendorë, që enden rrugëve, ose janë në shtëpitë e tyre, për një moment janë agresivë, duhet të futen në spitale, të ndiqen nga psikologë, psikiatër, që të shpëtojmë jetë të tjera.

***

Ju lutemi, ktheni dënimin me vdekje të të gjitha llojeve siç e kemi ne në Amerikë. Ktheni ligjin me vdekje që të shpëtojë e gjithë shoqëria dhe ne!

***

Ky rast meriton dënim me vdekje në mes të qytetit, ndoshta bëhet mësim dhe për të tjerë. Të rikthehet ligji i dënimit me vdekje, është i domosdoshëm për raste të tilla ekstreme.

***

Dënim maksimal!!!!!!!! E cili është dënimi maksimal aktualisht në Shqipëri, burgim i përjetshëm? Jo z.Kryeministër, burgim i përjetshëm për të tillë monstra është “hotel me 5 yje”. Miratoni një ligj, që të tillë monstra të mos kenë as varr.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top