Që në muajin e pestë të jetës, bebet mund të bëjnë dallimin mes një muzike “pozitive” si “Himni i gëzimit” i Beethoven-it, dhe një melodie mallëngjyese, si pjesa e dytë e “Simfonia e shtatë” e kompozitorit gjerman.
Ky është përfundimi i një studimi që kanë bërë psikologët e “Brigham Young Uni – versity” në Shtetet e Bashkuara. Studiuesit i vunë melodi të ndryshme 96 bebeve dhe me anë të pajisjeve të posaçme arritën të matnin reagimet e tyre. “Fëmijët mund të kuptojnë që vija melodike ndryshon. E kanë të pamundur për momentin të dallojnë, nëse është një muzikë alegro e ritmike apo një muzikë e trishtë – ka deklaruar Ross Flom, njëri nga psikologët pjesëmarrës në studim – Megjithatë, ky studim është prova që aftësia cerebrale për “të ndarë” ndjenjat fillon shumë herët, që në muajt e parë të jetës.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.