Në fokus

December 5, 2017 | 12:34

Rregulla për të rifituar komunikimin e humbur me fëmijët

Në ditët e sotme zhvillimi i teknologjisë ka bërë që njeriu të ketë shumë avantazhe në komunikim, por nga ana tjetër komunikimi virtual ka sjell pasoja antisocializimi si në marrëdhëniet familjare, por edhe në shoqëri.

1

Të gjithë ne i kemi tipet e prindërve që më shumë kohë  kalojnë kohën duke folur në ‘smartphone’, që i përgjigjen një telefonate ose shkruajnë një sms në mesin e një bisede me fëmijët e tyre, që lexojnë lajme “të rëndësishme” ose luajnë me telefon në vend se të lexojnë ose të luajnë së bashku me fëmijët.

Jo vetëm i kemi parë këto prindër, por mund të jeni ata prindër. Nuk duhet të fajësohet shumë kjo gjeneratë.

Në të kaluarën gjenerata të tjera fëmijësh kanë pasur “prindër të pavëmendshëm” dhe kur nuk ekzistonin smartphone-ët, uleshin në kolltuk duke lexuar gazetën në vend se të luanin me fëmijën ose gjëra të ngjashme. Tani është fakt që teknologjia bën pjesë në stilin tonë të jetës për të qenë një zakon i pashmangshëm. Në qoftë se ne jemi të pavëmendshëm mesazhi edukativ që duam t’i japim fëmijëve mund të keqkuptohet.Si të kthehemi mbrapsht dhe të rikuperojmë sasinë e lojës, komunikimin dhe bashkëpunimin me fëmijët?

Ja pesë sugjerime për t’u kthyer mbrapsht të propozuara nga Charlene Underhill Miller për blogun amerikan Netnanny:

  1. Të krijosh hapësira, vende dhe kohë të lirë, të pavarur nga teknologjia. Rregulli i parë “social” është që të mos e lësh telefonin në tavolinë, ta lësh jashtë kuzhinës ose nga vendi i shtëpisë që hamë. Gjatë drekës, në mungesë të smartphone-it me “tentativat” e tij, mund të rekuperohet me shpejtësi një hapësirë e rëndësishme për të bashkuar gjithë familjen bashkë, pa qenë “të hutuar” nga teknologjia.
  1. Të bësh ‘silent’ njoftimet.   Në këtë epokë të posteve, tëeeting, të teksteve, “liking”, është shumë e vështirë të qëndroni të pashqetësuar dhe të fokusuar.Një mënyrë për t’u mbrojtur është të bësh ‘silent’ njoftimet, në mënyrë që mos t’i shohësh direkt, gjë që “provokon” një përgjigje, por vetëm në disa momente të ditës. “Miqtë” do të mësohen me mënyrën tonë të ngadalshme të reagimit.
  1. Ua komunikoni të gjithëve modelin e ri “të shëndetshëm” në raport me mjetet dixhitale.  Të jesh dëshmitar me fëmijët, të një raporti “të shëndetshëm” më  një përdorim të pakët të teknologjisë është gjëja më e mirë që mund të bëhet. Gjëja e dytë është t’u bëjmë të ditur atyre që na njohin çfarë “tipash” jemi bërë, jo shumë reagues në përgjigje në çdo ‘tweet’ ose ndaj posteve në Facebook. Të jemi ne që udhëheqim veprimet dhe mos të jemi të udhëhequr nga ata.
  1. Përdorni fjalën e drejtpërdrejtë në mesazhet me tekst dhe në emoji. I thërrasim fëmijët në tavolinë nëpërmjet WhatsAppp, i shkruajmë partnerit mesazhe emocionale që e meritonin të thuheshin në sy, “luftojmë” mbi një tekst duke pritur një përgjigje ose një emoji që na bën të kuptojmë ndjenjën e tjetrit, përpiqemi t’i edukojmë fëmijët nëpërmjet smartphone-ve, në vend të përdorimit të pajisjes për informacion të shpejtë dhe praktik. Jemi në epokën e prindit dixhital dhe (martesës dixhitale), të rifitojmë dialektikën me zë dhe intervistën me zë është një rregull i mirë.
  1. Lirohuni nga frika e të qenit jo të lidhur. Një nga problemet e kohës tonë, vlen si për të rriturit edhe për fëmijët, është kjo e të qenit të palidhur nga rrjetet sociale, që nuk mund të komunikosh, të humbësh lidhjen ëi-fi, që jeni të shfarosur. Quhet teknikisht FOMO, dhe që e pranojmë apo jo, është një sëmundje pak a shumë e rëndë sipas rasteve, që lidhet me varësinë tonë nga mjetet dixhitale. Të lirohesh nga frika e të qenit e palidhur dhe të krijosh një raport më pak obsesiv dhe të varur me smartphone-ët, nuk mund të bëjë gjë tjetër, vetëm se mirë. Cila do të ishte shëtitja e radhës me fëmijën tënd? Mund të lindin biseda në darkë në qoftë se telefonat i kemi lënë në ‘silent’ ose jashtë tavolinës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top