Këshilla & Arsye

August 25, 2016 | 6:56

Bebet i dallojnë gjuhët që në barkun e nënës

Edhe disa orë pas lindjes së tyre fëmijët dinë ta dallojnë gjuhën e tyre nga një gjuhë e huaj. Sipas një studimi në Universitetin e Uashingtonit, fëmijët fillojnë të mësojnë një gjuhë që në barkun e nënës, domethënë më herët nga sa është menduar deri më tani. Mekanizmat sensorë dhe cerebralë të lidhur me shqisën e të dëgjuarit zhvillohen gjatë javës së 30-të të shtatzënisë, ndaj fëmijët janë në gjendje të dëgjojnë bisedat e nënës së tyre dhe jo vetëm. Gjatë dhjetë javëve të fundit të shtatzënisë e deri në lindje, janë në gjendje të tregojnë se çfarë kanë dëgjuar me anë të reagimit. Gjuha e nënës ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijës. 30 bebe, rreth tridhjetë orë pas lindjes, u studiuan ndërkohë që ishin ende në maternitet. Fëmijëve u është vënë të dëgjojnë diskutime në gjuhën e nënës dhe disa të tjera në gjuhë të huaj. Interesi i tyre për gjuhën e nënës ishte më i madh dhe kërkuesit kanë vërejtur se të sapolindurit mund të dallonin edhe gjuhën e huaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top