Posta

August 25, 2016 | 8:00

Si të flas hapur me vajzën time?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Vajza ime është 10 vjeç, në një rreth shoqëror, ku flitet shumë me fjalor rruge, më duhet t’i shpjegoj asaj të paktën gjysmën e kuptimit të fjalëve të dëgjuara. Personalisht mendoj se është ende herët t’i tregoj diçka më shumë për marrëdhëniet mes dy të rriturve, ndërsa pragun e kam kaluar duke i shpjeguar, besoj unë, gjysmën e gjërave. Por, si duhet t’ia shpjegoj kur ajo këmbëngul të dijë më shumë rreth fjalës “fuck” etj., të cilën e dëgjon shumë shpesh midis djemve të klasës. Ka tentuar dhe vetë ajo në fjalor t’i marrë kuptimin, por ende nuk është e qartë me veprimin konkret. Këtu unë jam në udhëkryq si t’ia shpjegoj?!

Përgjigjie:I pari mendim që më vjen natyrshëm t’ju them, është: “thuaji vajzës gjithmonë të vërtetën”. Më këtë nuk nënkupton që do të duhet t’i shpjegosh situatat me përmbajtje erotike me fjalorth banal, apo me fjalorth të zakonshëm prej një adulti. Shumë mirë ju mund t’i kërkoni vajzës suaj t’ju japë kohë për të formuluar më mirë atë që doni. Formuloni në mendjen tuaj një situatë që fëmija 10-vjeçar mund të ndihet mirë dhe të kuptojë aq sa mundet. P.sh, një dhjetëvjeçar ende nuk e ka shumë të qartë dhe mbi të gjitha për të vizualizuar kontaktin intim mes dy të rriturish. Ju mund të tregoni nevojën biologjike natyrale dhe shpirtërore që njeriu ka për t’u përfshirë në akte të këtilla, sigurisht me fjalë më të thjeshta. Tregojini pjesën e bukur të këtij fenomeni dhe pastaj të kaloni tek akti fizik pa qenë e nevojshme të mund të cilësohen detajet. Këtu sërish ju mund, së pari, t’i tregoni të vërtetën, duke i thënë se shpjegimin e mëtejshëm do të mund t’ia shpjegoni kur të jetë mosha e duhur. Kjo është sërish një e vërtetë e thënë nga ju, por jo sepse ajo nuk duhet ta dijë, porse kërkon një moshë pak më të madhe për ta kuptuar më mirë dhe ju të shpjegoheni më mirë për të. Së dyti, të mund të bëni krahasimin e ndershëm dhe objektiv të “sharjeve” dhe të koncepteve erotike që njeriu natyrshëm ka. Fjalët banale të përdorura nga fëmija, por mbi të gjitha adult, nuk përfaqësojnë kuptimin e mirëfilltë të fenomeneve në vetvete, por mbartin konotacione negative, të cilat kërkojnë të fyejnë tjetrin. Kështu, kuptimi i tyre është i rëndësishëm të njihet dhe ju mund t’i tregoni të vërtetën rreth tyre vajzës, por që qartazi nuk përfaqësojnë kuptimin e ndershëm të fenomenit. Më vonë, premtojini se do t’i shpjegoni akoma më shumë për këto fenomene, deri sa ajo të mos ketë më pyetje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top