Marrëdhënie

November 6, 2017 | 10:39

Beckhams…Dëshmia e një martese të suksesshme!

Çifti i njohur anglez vijon të “pushtojë” majat e klasifikimeve të shoubizit botëror për martesën e tyre të suksesshme. David dhe Victoria Beckham në 18 vite kurorëzim të dashurisë, ka treguar se një marrëdhënie, me gjithë ulje-ngritjet, është po aq e fuqishme sa një lidhje besohet se rritet pikërisht falë këtyre ndryshimeve. Në intervista të tabloidëve të ndryshëm, ish-futbollisti dhe këngëtarja-stiliste, priren të zbulojnë sekretet e një marrëdhënieje të jetëgjatë në çift, keqkuptimet dhe besimet mes tyre, të cilat e lartojnë rëndësinë që ka familja.

1

Pyetjeve rreth qëndrueshmërisë së martesës, ish futbollisti David Beckham i përgjigjet: “Jo sepse ne jemi një markë, por sepse duhemi dhe kemi 4 fëmijë të mrekullueshëm. Në martesë mund të bëhen gabime, por këto 18 vjet kanë treguar se ia kemi dalë për mrekulli. Të gjithë e dimë se martesa nganjëherë mund të jetë e vështirë. Por sa herë kemi kaluar nëpër një periudhë të vështirë, nuk kemi bërë gjë tjetër veçse kemi komunikuar. Ne gjithmonë kemi pasur një ndjenjë të madhe për familjen. Kjo ka qenë edhe meritë e prindërve tanë, të cilën na i kanë përçuar siç duhet vlerat”. Ndërsa për Victoria Beckham, David është shoku perfekt, partneri në biznes dhe babai i dashur. “Bëjmë çdo gjë bashkë”, ka rrëfyer ish-Spice Girls, “e mbështesim më të vërtetë njëri-tjetrin”.

Në muajt e fundit është folur shumë për një krizë mes David Beckham dhe bashkëshortes së tij Victoria, por për ata, të martuar që nga viti 1999, gjërat nuk mund të shkonin më mirë se kaq. “David është bashkudhëtari më i mirë që mund të kesh” ka deklaruar Victoria, duke nënvizuar se me të ndan çdo gjë, sekreti ky i një marrëdhënieje të lumtur. “Vjen të shohë sfilatat e mia, është partneri im në biznes, çdo gjë e bëjmë bashkë dhe e mbështesim njëri-tjetrin në fitoret tona”, ka shtuar ajo. Një dashuri, si e tyre, që ishte një goditje me shikim të parë, edhe sot vijon të jetë e tillë. Të rrethuar nga dashuria e katër fëmijëve të tyre, ata e pohojnë vazhdimisht se sekret po kaq i rëndësishëm i lidhjes së tyre të gjatë janë pikërisht dashuria për frytet që kanë nga kjo martesë. Ata shpesh e bëjnë publike këtë ndjesi përmes fotove me Romeo, Cruz, Harper dhe Brooklyn.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top