Këshilla & Arsye

November 6, 2017 | 10:54

Emigrantët klandestinë janë më të predispozuar për ankth dhe depresion

Pothuajse një e katërta e emigrantëve meksikanë që jetojnë pa dokumentacionin  e rregullt në Amerikë kanë një çrregullim mendor, veçanërisht depresion ose ankth, sipas një studimi të ri nga Universiteti Rajs.

1

Duke qenë se qyteti ku u zhvillua studimi u rendit në mesin e qyteteve më konservatore amerikane me veprime të forta kundërshtuese dhe disiplinore ndaj emigrantëve pa dokumente, autori kryesor Luz Garcini, një hulumtues pasuniversitar në Departamentin e Psikologjisë në Rajs, tha se kjo zonë konsiderohet si zona me rrezik të lartë për emigrantët pa dokumente.

Garcini dhe autorët gjetën se 23 për qind e pjesëmarrësve në studim gati 250 të rritur përmbushën  kriteret për të pasur një çrregullim mendor. Më të përhapura ishin çrregullime të mëdha depresive (14 përqind e pjesëmarrësve në studim), çrregullime paniku (8 përqind) dhe çrregullime të përgjithshme të ankthit (7 përqind).

“Vlerësimet e marra në këtë studim për depresionin dhe çrregullimet e ankthit ishin dukshëm më të larta në këtë grup kur krahasoheshin me vlerësimet për popullsinë e përgjithshme amerikane,” tha Garcini.

 Garcini theksoi se stresorët e përditshëm të këtyre individëve, duke përfshirë stigmën, barrierat gjuhësore, frikën e deportimit, ndarjen familjare dhe diskriminimin, lidhen me çrregullimet mendore.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top