Editorial

March 2, 2018 | 9:26

Jetë ndryshe për Zefin, Stop dhe Fundjava Ndryshe mbështetje humane për të dhe familjen

 

Zef Tuçi jeton në një godinë gjysmë të rrënuar që ai e quan shtëpi, ai jeton mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë. Kanceri agresiv e ka tretur. Bashkë me trupin që i tretet çdo ditë e më tepër, po i ikën edhe shpirti.

“Unë ilaçet herë i marr, herë nuk i marr, se nuk kam lekë”, thotë Zefi me zërin që i dridhet.

Por përpos pamundësisë dhe kushteve të vështira, Zefi ka shpresë se një ditë do të shërohet. E mban shpirtin gjallë me shpresë se një ditë dikush ta kujtojë ndërsa gjen një grimcë fuqie për të përplasur me indinjatë duart kur thotë “jam me tre fëmijë, jemi 5 vetë pa asnjë të ardhur”.

Të gjithë na kujtohet historia e Zef Tuçit nga Rrësheni, i cili përpos varfërisë, vuan dhe nga sëmundja e rëndë e kancerit. Për shkak të kësaj situate ai ka bërë apel për ndihmë. Këtij apeli i janë përgjigjur shumë vetë. Mbrëmjen e djeshme emisioni “Stop” transmetoi pamjet ku ata së bashku me “Fundjavë ndryshe”, kanë shkuar në shtëpinë  e tij. Fillimisht kanë dërguar Zefin në spital ndërkohë që familjarët i kanë strehuar në një ambient me qira, pasi godina në të cilën ata jetonin po restaurohet për t’iu mundësuar një jetë më të mirë.

Krahas këtyre kanë qenë të shumtë shqiptarët nga vende të ndryshme botës të cilët kanë dhuruar lekë për këtë familje.

“Faleminderit të gjithëve për gjithçka, mos qofshi kurrë në këtë situatë dhe mos paçi sëmundje”, është shprehur i përlotur Zef Tuçi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top