Në fokus

December 26, 2016 | 11:57

Besarta Taçi: Nëse zemra jote ka përjetuar dhimbjen, mund të përjetojë dhe lumturinë

Urimet e mia shkojnë për personat, që këtë vit kanë humbur dikë, për ata që janë diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, për ata që nuk ia kanë dalë në vendimet e tyre, për ata që kanë pësuar ndarje, braktisje. Këtyre u them: lëreni dhimbjen të shkojë, mos e mbani fort të shtrënguar në zemër hidhërimin!

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese

Dilni nga errësira që ju përfshin. Vendosni të ndihmoni veten tuaj, duke i pranuar ftesat që çdokush ju bën. E di që festat, dritat dhe zbukurimet sot ju trishtojnë më shumë, sepse mendoni që s’ka asgjë për të festuar, por i afërmi nuk kthehet. Nëse rrini çdo ditë të mbyllur, duke vajtuar për të, sëmundja nuk përmirësohet. Nëse e dorëzoni veten para saj, objektivi juaj nuk realizohet. Nëse nuk reagoni ndryshe, kush ju ka braktisur nuk ju ka vlerësuar mjaftueshëm.

Prandaj, vlerësoni edhe gjestin më të vogël: kur ju ftojnë për kafe, pranoni. Kur fqinja ju bën një kompliment, buzëqeshni. Kur gjyshja ju përgatit pjatën që ju pëlqen shumë, falenderojeni. Kur në punë ju lavdërojnë, mos ulni kokën, por shijojeni!

Dikush, pa e ditur ju, lutet për ju në këto ditë festash, që të dilni nga kjo errësirë. Ndihmojeni dhe ju veten! E di që është e vështirë, që askush nuk e kupton dhimbjen tuaj, vuajtjet që po përjetoni.

Unë, Besarta, sot ju sugjeroj një ushtrim. E krijova posaçërisht për këtë situatë, që po përjetoni, konsiderojeni si një dhuratë që ju vjen nga larg. Fundja unë nuk ju njoh, ama unë sot mendova për ju!

 

Merrni dy shishe bosh:

1

 

  • Në shishen e parë: Shkruani të gjitha gjërat e dhimbshme që ju është dashur të përjetoni gjatë 2016-ës, por që sot vendosni t’i mbyllni njëherë e përgjithmonë në këtë shishe. Përsëritini vetes “Lëre të shkojë!” për çdo fjalë apo fjali që shkruani.
  • Në shishen e dytë: Shkruani të gjitha dëshirat, objektivat, emocionet që do të donit të përjetonit në 2017-n. Për çdo fjalë, fjali që shkruani, përsëritini vetes si urim: “Unë do përjetoj në 2017…!”

Mbyllini të dyja shishet dhe vendosni se çfarë mund të bëni me to. Vetëm ju e dini përmbajtjen e tyre. Nëse zemra juaj ka përjetuar dhimbjen, ajo është në gjendje të përjetojë edhe lumturinë!

Gëzuar Festën!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top