Këshilla & Arsye

December 24, 2019 | 8:15

Besimi për babagjyshin, ja disa pyetje që ju bëjnë të zbuloni të vërtetën

Nëse fëmija është 5 apo 6 vjeç (mosha në të cilën fëmija fillon të mos i besojë më figurës së babagjyshit), ai fillon të ketë dyshime dhe bën pyetje:

“Si vjen babagjyshi e u shpërndan dhurata të gjithë fëmijëve?”, “Si jeton ai në qiell?”, “Si e gjen ai rrugën dhe si i mban gjithë ato dhurata?”, “Ku i gjen babagjyshi kaq shumë dhurata?”, “Është e vërtetë që babagjyshi i lexon dëshirat e mia?”.

Edhe pse fëmija ka dyshime dhe ka nevojë të marrë shpjegimin për pyetjet e bëra, ai sërish ka dëshirë të vazhdojë të besojë në magjinë e figurës së babagjyshit. Procesi ndodh shumë natyrshëm, pasi me kalimin e kohës fëmija do të dëgjojë
biseda që do e dëmtojnë besimin e tij të mëparshëm.

Girl is watching father christmas bring presents.

Nëse pyetjet bëhen në vazhdimësi dhe loja magjike sa vjen e kuptohet, si psh: “Mami, babi, më thoni të vërtetën! E di që babagjyshi nuk ekziston për arsye se…”, në këtë moment është e udhës që fëmija të kuptojë të vërtetën, për aq kohë sa nuk dëshiron më të luajë mbi këtë fakt.

Është e dobishme që të ruhet besimi dhe t’i jepet rëndësi faktit që fëmija është i rritur tashmë dhe të kuptojë se është një histori vërtet e mrekullueshme, e cila na mundëson të festojmë së bashku. Është e rëndësishme që prindërit, edhe pasi e vërteta është zbuluar, të flasin për këtë histori magjike, e cila na lejon të jetojmë momente të bukura, na sjell në kujtesë
kujtime të ëmbla fëminore dhe për këtë arsye të rriturit gjithnjë flasin për babagjyshin, pasi ai na lejon të rijetojmë momente magjike nga fëmijëria.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top