Lifestyle

November 11, 2020 | 8:31

Biblioteka e shpirtrave, aventura më emocionuese për 16-vjeçarë

Aventura që zuri fill me “Sekretin e shtëpisë në ishull” dhe vijoi me “Qytetin e magjepsur” mbërrin në një përfundim drithërues me “Librarinë e shpirtrave”.

Xhejkobi 16-vjeçar zbulon një aftësi të re, tepër të fuqishme, dhe shumë shpejt do të kridhet në histori për të shpëtuar shokët e tij të veçantë nga një kështjellë e ruajtur fort mirë. Në udhëtimin e tij, Xhejkobin e shoqërojnë Ema Blum, një vajzë me zjarrin në mollëzat e gishtave, dhe Adisoni, një qen që nuhat fëmijët e humbur. Ata udhëtojnë nga Londra e ditëve të sotme nëpër shtigjet labirintike të Devil’s Acre, një nga lagjet më fundërrina të epokës viktoriane. Është një vend ku do të vendoset njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë fëmijëve të veçantë kudo që gjenden. Ashtu si dhe në librat e mëparshëm, në “Libraria e shpirtrave” bëhen bashkë fantazia emocionuese me fotografitë e vjetra, të pabotuara kurrë më parë, për të krijuar një përvojë të rrallë leximi.

Kritika

Lexuesit e këtij libri do të kridhen lehtësisht në faqet e kësaj përralle të jashtëzakonshme. Booklist

Ransom Riggs, autori

Ransom Riggs, autori

Ransom Riggs është rritur në Florida, por tani shtëpia e tij gjendet në tokën e fëmijëve të veçantë, në Los Angeles. Që i vogël, ai është ushqyer me histori fantazmash dhe komedi britanike, gjë që me gjasë shpjegon dhe llojin e romaneve që shkruan. Ka të ngjarë që tani ai të jetë dhe në shtëpinë tënde, duke të vëzhguar që nga poshtë shtratit. (Shko kontrollo, ne të presim këtu.) Nëse s’e gjen atje, mund ta gjesh me siguri në Twitter @ransomriggs.

 

 

Fragmente nga libri

1) Iu kthye punës teksa ne po largoheshim, ndonëse duart e mpira nga artriti mezi e shtrëngonin bishtin e fshesës. S’di pse pashë diçka mbretërore tek ai, një lloj dinjiteti fisnik të admirueshëm. Ishte aty dhe s’jepej, nuk pranonte ta braktiste vendin e tij. Dukej si rojtari i fundit para fundit të botës.

2) Adisoni lëshoi një psherëtimë. – Gjithnjë duke ia mbathur, – tha me ton të neveritur, a thua se ishte ndonjë shijues ushqimesh që sapo i kishin vënë në hundë ndonjë fetë djathi të prishur. – Më duket se këtu mungon fantazia. S’mund të përvidhemi? Të ngatërrohemi me të tjerët? Kjo po që është art më vete. Pastaj, thjesht, të largohemi me takt, pa rënë në sy.

 

1

Titulli: Biblioteka e shpirtrave

Autorja: Ransom Riggs

Përktheu: Agim Doksani

Zhanri: Roman Fantasy

Data e botimit: nëntor, 2020

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top