Në fokus

November 11, 2020 | 8:26

Qytetarët do e fitojnë gradualisht imunitetin ndaj Covid-19

Megjithëse në Covid-19 Corona është një virus i cili po bashkëjeton me ne dhe fatmirësisht mendoj që qytetarët do e fitojnë gradualisht imunitetin ndaj këtij virusi tashmë i kthyer në pandemi globale.

Ermand Mertenika, Inxhinieri Bio-mjekësor

Ermand Mertenika, Inxhinieri Bio-mjekësor

Sigurisht ndërgjegjësimi social duket se po i jep frytet e veta duke ruajtur distancën fiziko-sociale dhe njëkohësisht vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe të hapura. Megjithëse violenca e Covid-19 deri diku është dekrementuar, normalisht kjo nuk është e prerë me thikë pasi qytetarët vazhdojnë të infektohen nga ky virus.

Suedia një nga vendet më të zhvilluara të Europës arriti të bëjë “over-pass” (ta kapërcejë) pikun e valës së parë, duke mos pritur fronte të tjera valësh Covid-19.

Rasti i shtetit me standardin më të lartë në Europë, “Suedia”

Evitimi i karantinës dhe infektimi në masë i popullsisë, pavarësisht kostove biologjike (humbje në jetë) u arrit që tashmë popullsia suedeze të fitojë imunietin pothuajse të plotë të këtij virusi. Sigurisht Infektimet vazhdojnë dhe kemi humbje jete të pakta, pikërisht persona të cilët vuajnë nga sëmundje adicionale të rënda si sëmundje e Leucemisë, kolesteroli i lartë në gjak, sëmundje pulmonare si bronko-pneumoni të avancuar, sëmundje kardio-vaskulare të shkallës së rëndë apo sëmundje tumorale ose metastazike, hipertension shumë të lartë etj.

Tashmë po shikojmë një aplikim të pajisjeve më të lehta mjekësore si Aspiratorët dhe Oksigjenatorët duke evituar përdorimin e Respiratorëve me modën me emergjente siç është faza e fundit që mban në jetë në mënyrë artificiale pacientin e emërtuar “Intubimi Endotrakeal”.

Sigurisht do desha t’i jepja një mesazh të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë masat në ambiente të ngarkuara me qytetarë dhe sidomos në ambient të mbyllura dhe gjithashtu distancimi social 1.5 -2 m dhe gjithashtu përdorimin e maskave në vende të mbyllura kryesisht.

la-empatia-es-la-esencia-de-una-enfermera-jean-watson_Gjithashtu një ushtrim fizik në mëngjes apo në darkë në parqe dhe një ushqim i shëndetshëm dhe jo i tepruar është një mënyrë dietike e shëndetshme që të mbrojnë organizmin e tyre.

-Evitimi i pijeve alkoolike dhe i pijeve të tjera me esenca të ndryshme apo eliminimi i ushqimeve të cilët përmbajnë përqindje të lartë sheqeri, kripë apo yndyrë duhen evituar.

Gjithashtu, teknikat e frymë-shkëmbimit sportiv duhen zbatuar hera herës siç është frymë-shkëmbim i thellë, pra inspirim maksimal – mbajtje e oksigjenit ne pulmone 10 sekonda dhe më pas ekspirim maksimal do ishte ideale të zbatohej nga çdo qytetar në mëngjes dhe në darkë me një cike prej 5 herësh.

Ushtrimi Sportiv i pulmoneve (Mushkërive)

  • Inspirim maksimal ( Frymë-marrje e thellë)
  • Mbajtje e frymës 10 sekonda
  • Eksperim Maksimal (Frymë-nxjerrje e thellë)

(Përsëritje e këtij cikli 5 herë në mëngjes dhe 5 herë në darkë)

 woman-under-blanket-coughing

Covid-19 është një Virus që gradualisht ne do e fitojmë imunitetin ndaj tij.

Respektoni masat, zbatoni dietën e shëndetshme për një mënyrë jetese më të mirë dhe gjithashtu për forcimin e Leukocideve (Antitrupat dhe sistemi ynë imunitar) dhe gjithashtu ingranohuni me pak aktivitet sportiv apo dhe kros (Vrapim) pasi vrapimi është aktiviteti më i mirë sportiv për biogjenezën dhe organizmin tonë.

Mendoni pozitivisht (sepse inkrementon energjinë e brendshme pozitive)

Energjia pozitive ndikon gjithashtu dhe në forcimin gjithnjë e më tepër të sistemit tonë imunitar.

Evitoni stresin (stresi shkakton gjenerimin e hormonit të kortizolit ) i cili është më i dëmshmi për organizmin tonë.

Faktori stres dobëson organizmin dhe aq më tepër sistemin tonë imunitar (Qelizat Limfatike dhe Eritrocidet)

Mendoni pozitivisht dhe inkrementoni energjinë pozitive

Mungesa e psikologëve të kualifikuar, të talentuar dhe të përkushtuar dhe jo frytëdhënës po ndikojnë jo pozitivisht në psikologjinë e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë, duke i futur ata në një anë të errët, të tejmbushur me energji negative, ashtu si dhe unë një Inxhinier Fizikant ose një Inxhinier Biomjekësor duhet të induktoj mendime pozitive tek qytetarët, duke i bërë ata të ndjehen mirë.

Më vjen shumë keq që në këtë moment pandemie disi të vështirë nuk ekziston një frymë optimiste ndaj qytetarëve që t’u gjenerojë energjinë e brendshme pozitive, e cila u eviton stresin (Gjenerimin e Hormonit të Kortizolit – hormoni dëmshkaktues në organizëm).

Energjia pozitive ndikon në prodhimin e hormonit SEROTONINË, e cila ndikon në forcimin e sistemit imunitar, Qelizave Limfatike dhe Leukozideve.

–Aplikoni ushtrimet sportive të Pulmoneve (Mushkërive) frymëmarrje të thellë– 10 sekonda (Mbajtje të frymës) – Frymënxjerrje e thellë

–Hani shëndetshëm

–(Kros, vrap) në mëngjes ose në darkë

–Kufjet në vesh në ritmin Heavy-Metal ose Rock Music.

–Evitoni ushqimet me kolesterol të lartë, sheqernat dhe kripërat.

 

Burimi http://mertenikaermand.blogspot.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top